Highlight Yoga

4 këshilla për praktikimin e Yoga-s në natyrë

këshilla

Të bërit Yoga në ambient të hapur në mot të bukur tingëllon shumë pozitive. Të gjithë ata që e kanë provuar e llogarisin si një ndër përvojat më të bukura gjatë praktikimit të Yoga-s. Meqë tashmë po shkojmë drejt ditëve të nxehta dhe me diell keni dhe një arsye më shumë për të praktikuar Yoga në natyrë, aty ku era ju përkdhelë lehtësisht, ku dëgjoni cicërimat e zogjve dhe mbi të gjitha jeni në ajër të pastër.

Unik Portal ju sjellë 4 këshilla për praktikimin e Yoga-s në natyrë

  1. Më shumë privatësi
Yoga është një përvojë shumë intime gjatë së cilës ju me vullnet sfidoni mendjen dhe trupin tuaj.

Kur praktikohet me dashuri në një ambient të sigurt, ju jep besim dhe frymëzon besimin dhe dhembshurinë për trupin tuaj dhe për ata që janë përreth jush. Një praktikë në natyrë mund të kompromentojë mjedisin e sigurt dhe rritjen që vjen nga ai. Duke qenë në natyrë ju keni më shumë privatësi dhe kjo e bën efektin e Yoga-s edhe më të madh.

  1. Zgjidhë një hapësirë të pastër

Zgjidhni në natyrë një vend të pastër, ma mbetje, pa mbeturina. Kontrolloni mirë vendin ku keni vendosur të bëni Yoga.  Shqyrtoni terrenin për t’u siguruar që nuk është i lagësht dhe zgjidhni një zonë me bar për të shmangur pluhurin.

  1. Bëni Yoga larg vendeve të zhurmshme

Ju mund të supozoni se natyra do të ofrojë një qetësi, por jo secili vend në natyrë është i tillë. Ju mund të jeni duke  praktikuar Yoga, pranë një rrugë të zhurmshme dhe kjo e ndikon efektin fizik dhe shpirtëror që mund ta fitoni përmes Yoga-s.

  1. Mëso mbi motin që do të mbretëroj

Shikoni parashikimin e motit tërësisht para se të vendosni për kohën kur do të praktikoni Yoga. Nëse ke parë se është lajmëruar se mund të ketë shi pasditë, atëherë ose bëj Yoga paradite në natyrë ose qëndro në shtëpi.