Highlight Shëndeti

4 gjëra të rrezikshme që mund të ndodhin nëse pini uthull molle çdo ditë

uthulla e mollës

Ju me siguri keni dëgjuar për të mirat që sjella uthulla e mollës nëse e konsumoni.

Por a keni dëgjuar për gjërat e rrezikshme që mund të ndodhin nëse e pini atë për çdo ditë?

Acidi që gjendet në uthullën e mollës është i dëmshëm për gojën, dhëmbët e fytin tuaj.

Shkenca thotë se uthulla e mollës nuk ka ndonjë efekt të vetëm në humbjen e peshës, pa e ndërruar stilin e jetesës.

1. Përdorimi i tepërt i uthullës së mollës ulë nivelin e potasiumit dhe mund të shkaktojë dëmtim të eshtrave.

2. Uthulla e mollës mund të ndikojë negativisht nëse përzihet me medikamentet e përshkruara nga mjekët.

3. Uthulla e mollës nuk duhet të përdoret në sasi të mëdha nëse keni një stomak të ndjeshëm  ndaj acidit, pasi që uthulla në fund të fundit është një acid.

4. Nuk ka prova shkencore që uthulla e mollës mund të ndihmojë në largimin e peshës e vetme. Palestra dhe stërvitjet janë mënyrat më të mirat.