Highlight Shëndeti

4 gjëra që djersitja e tepërt po përpiqet tua thotë për shëndetin tuaj!

Askujt  nuk i pëlqen të djersitë por në veçanti në ditët e nxehta të verës shumica përballemi me ketë problem.  Por, a keni menduar ndonjëherë  pse djersitim?

Ose çfarë na tregon djersitja për ne?

Kur temperatura e trupit tuaj rritet, sistemi juaj nervor i shtynë  gjëndrat e djersës të lirojnë djersën përmes lëkurës tuaj.

Unik ka zgjedhur 4 gjëra që djersitja e tepërt përpiqet tua thotë për shëndetin tuaj:

  1. Ju jeni të stresuar

Nëse jeni në mes të një detyre të vështirë, dhe po e ndjeni djersën, atëherë duhet të dini se trupi juaj po ju thotë diçka. Ndalni dhe mendoni për atë që po bëni në atë kohë. Pyetni veten: “A jam munduar shumë? A jam i shqetësuar për diçka? “. Emocionet tuaja mund të shkaktojnë gjëndrat tuaja apokrine për të prodhuar djersë.

  1. Ju jeni shtatzënë ose po afroheni menopauzës

Gratë shtatzëna dhe ato që i janë afruar menopauzës janë gjithashtu të ndjeshme në aspektin e djersitjes. Kjo është për shkak të ndryshimeve hormonale që përjetojnë, gjë që shkakton trupin e tyre për të prodhuar djersën.

  1. Nuk djersitni në ditë të nxehta

Nëse jeni jashtë gjatë ditëve kur temperaturat janë shumë të larta, ose keni punuar në ambient të hapur në ditë të nxehta, sigurisht që do të djersiteni. Në rast se nuk djersitni në situata të tilla, atëherë duhet të shqetësoheni. Trupi ynë liron djersën kur e kemi nxehtë, gjë që është e zakonshme.

  1. Ju keni sheqer të ulët të gjakut

Nivelet e sheqerit në gjak luhaten gjatë gjithë ditës. Megjithatë, nëse jeni diabetik, ose nëse jeni duke ushtruar me ashpërsi,  ekziston mundësia që tensioni juaj i gjakut të bie shumë. Ju mund të filloni të përjetoni efekte anësore, përfshirë djersitje. Efekte të tjera anësore përfshijnë dridhje, marramendje, vizion të paqartë etj.

.