Highlight Shëndeti Ushqehu shëndetshëm

3 super-ushqimet për të cilat duhet të dini

ushqimet

A keni vënë re se plani juaj ushqimor nuk përfshinë edhe aq ushqime të shëndetshme? A keni bërë plan ta ndryshoni atë në vitin 2018? Më poshtë gjeni një listë të super-ushqimeve që patjetër duhen futur në dietën tuaj. Shikoni se cilat janë ato:

1. Kakao;

Me siguri keni dëgjuar që çokollata është e mirë për ju, dhe vetëm për shkak të përbërësit të njohur kakao. Një super-ushqim, një burim i antioksidantëve, magneziumit plus mund të ndihmojë në qetësimin e nervave.

2. Farat Chia;

Këto fara mund t’iu ndihmojnë për të mbajtur një peshë të shëndetshme. Ato janë shumë të mbushura me fibra dhe Omega 3.

3. Turmeriku;

Nëse pëlqeni ushqimin indian, atëherë me siguri që keni provuar turmerikun dhe tashmë e dini shijen që i jep çdo ushqimi. Turmeriku apo ndryshe kurkuma është një ndër erëzat më të shëndetshme që ju ndihmon të mbani gjunjët e fortë./UnikPortal/