Highlight Modë & Bukuri

3 mënyra për të larguar zbokthin një herë e përgjithmonë!

zbokth

Më shumë se gjysma e popullësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vuajnë nga zbokthi. Zbokthi mund të paraqitet në cdo moshë. Sidoqoftë është më I përhapur prej moshës 20 vjecare deri në të 30at.

Një gjendje e tillë mund të bëjë skalpin tuaj më të tharë se që duhet, të ndikojë në rënien e flokëve dhe uljen e vetëbesimit.

Ne në Unik Portal ju sjellim 3 mënyra natyrale për të trajtuar zbokthin njëherë e përgjithmonë!

1. Uthulla e mollës;

Përzini uthullën e mollës në proporcion me ujë. Pasi të lani flokët, aplikoni këtë përzierje përderisa të jenë ende të lagura. Kjo përzierje duhet të masazhohet në scalp dhe të lihet 15 minuta para se ta lani.

2. Vaji I kokosit;

Ngrohni pak vaj kokosi (aq sa për flokët e juaja) në një enë. Aplikojeni në flokët e juaja dhe masazhojeni për 5 minuta. Lëreni gjithë natën në flokët e juaja. Në mëngjes pastroni flokët si zakonisht.

3. Mjalta;

Lagni flokët me ujë. Përzini mjaltën me pak ujë. Aplikojeni në flokë për 3-5 minuta dhe masazhojeni. Pastaj lëreni në flokë për disa orë. Lajini flokët me ujë.

Këto ishin 3 mënyra për të larguar zbokthin.