Familja Highlight

3 gjëra që fëmija mëson në barkun e nënës

fëmija

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit mësojnë gjëra të caktuara edhe para se të lindin, dhe ne në Unik Portal duam t’ju tregojmë se për çfarë bëhet fjalë.

1. Përjetimi i shijeve;

Profesori Peter Hepper nga Universiteti i Mbretëreshës në Belfast pyeste veten nëse mund të pëlqeje ushqimin edhe para lindjes. Ai kreu një studim ku shtatzënave iu caktua të hanin hudhra. Dhe disave të tjera ti largonin nga dieta e tyre. Rezultatet ishin mjaft interesante, pasi fëmijët e lindur nga nënat e grupit të parë i donin hudhrat që në fëmijërinë e hershme ndërsa grupi i dytë gjithmonë refuzonin ushqimin që kishte të shtuar hudhra. Hepper thotë se ndoshta fëmijët i njohin prindërit e tyre: ata përjetojnë të njëjtën shije si në mitër.

2. Tingujt e dëgjimit;

Një grup shkencëtarësh nga Finlanda bënë një eksperiment ku një grupi më shtatzëna iu caktua të dëgjoj muzikë dhe grupit tjetër të ndaloj dëgjimin e muzikës. Rezultati ishte se foshnjat e grupit të parë reaguan ndaj këngëve ndërsa grupi tjetër i foshnjave ishte indiferent. Studiuesit erdhën në përfundimin se të parët duhet të kenë mësuar ninullat brenda mitrës.

3. Njohja e fjalës;

Athena Vouloumanos, një psikologe nga Universiteti i Nju Jorkut, krahasoi reagimet e foshnjave të porsalindur ndaj fjalëve njerëzore dhe tingujve dhe zbuloi se foshnjat reagojnë ndaj fjalës. Ata janë edhe më të zellshëm kur dëgjojnë gjuhën e tyre amtare. Hulumtimi ndihmoi në provimin e një koncepti të rëndësishëm. Një mjedis i mirë akustik është një domosdoshmëri për foshnjat e pa-lindura dhe fëmijët e lindur para kohe. Pasi ato mund të kenë çrregullime në të folur nëse nuk dëgjojnë fjalime të mjaftueshme njerëzore.

Këto ishin 3 gjëra që fëmija mëson në barkun e nënës.