Highlight Shëndeti

2 shprehi ‘të padëmshme’ që po i bëjnë dhëmbët tuaj të duken të verdhë

dhëmbët

A po e pyesni veten se çfarë po i bën dhëmbët tuaj të duken të verdhë?

Pavarësisht përkushtimit të madh ndaj higjienës dentare, nuk është e pazakonshme që të vini re ndërrimin e ngjyrës së dhëmbëve tuaj, ndër vite.

Por çfarë ndikon që dhëmbët tuaj të duken ngjyrë të verdhë?

Janë 3 shprehi që duken aq të padëmshme por në fakt kanë ndikim të madh.

Pirja e kafesë dhe duhanit janë dy prej arsyeve kryesore. Dy të tjera përfshijnë: ngrënien  e frutave acidik dhe larja e dhëmbëve me furçë më shumë se që duhet.

Këto dy shprehi mund të bëjnë që smalti i dhëmbëve tuaj të dobësohet.Kështu thotë Harold Katz, themelues i klinikës “The California Breath Clinic”.

Përderisa shtresa e smaltit ka një ngjyrë të bardhë, shtresa e brendshme  tij e quajtur dentin, ka ngjyrë të verdhë.

Pijet dhe frutat si portokalli, limoni, domatet, ananasi, uthulla etj mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve tuaj. Po ashtu mund ti bëjnë  dhëmbët tuaj të marrin ngjyrë të verdhë. Kjo nuk do të thotë të largoni këto ushqime nga jeta juaj, mirëpo është mirë të pini pak ujë pasi keni ngrënë ato dhe ti hani në sasi të konsiderueshme.

Dhe për fund, tregohuni të kujdesshëm gjatë pastrimit të dhëmbëve me furçë. Lani dhëmbët e juaj lehtësisht përndryshe do të dëmtoni smaltin.