Highlight Storie Inspirimi

12 tekstet më të mira për ti thënë ‘Natën e Mirë’ të dashurit/es!

natën e mirë

Ka shumë tekste të mrekullueshme të bukura që mund ti dërgoni dikujt me të cilin jeni në një lidhje dashurie.

Këto tekste do të lejojnë personin në fjalë që ta kuptojë se kujdeseni për ta.

Lexoni disa nga këto mënyra për ti uruar një natë të mirë të dashurit apo të dashurës…

Doja të të them natën e mirë dhe se po mendoj për ty. (Ky është një tekst i mirë për t’ia rikujtuar dikujt që ai person është në mendjen tënde.)

Do të doja të më zinte gjumi në krahët e tu.

Gjumë të ëmbël dashuri.

Natë të mirë. Ëndërrofsh ëndrra sa më të bukura sonte!

Ti je bota ime, dhe mezi pres të të shoh.

Yjet duken bukur sot, po as afër bukurisë sate.

Nuk mund të fle, sepse po mendoja për ne…

Ti je e gjithë bota për mua!

Nuk do të doja asgjë më shumë se të flija në krahët e tua tani.

Të dua më shumë se çdo gjë në botë, gjumë të ëmbël!

Asgjë nuk mund të ndryshoj se sa shumë të dua…

Ti je në zemrën time sonte, nesër dhe gjithmonë. Ëndrra të bukura!

Ti je gjëja e fundit që mendoj çdo natë para se të fle…