Highlight Storie Inspirimi Të tjera

10 thënie që frymëzojnë madhështi e urtësi

thënie

 

Me siguri keni dëgjuar për filozofin e shquar kinez Lao Tzu, që jetoi në mes të shekullit të katërt dhe të pestë. Pa dyshim, emri i tij ka pasur ndikim të madh në botë, duke pasur parasysh faktin se ai ishte i aftë të udhëtonte botën dhe shpërndante urtësinë e tij.

Nuk mund të flasim për mijëra vite më parë por padyshim që kemi shumë nevojë për urtësinë e tij edhe në ditët e sotme.

Për 25 shekuj me radhë kemi parë përkthime të ndryshme të punës së Lao Tzu-së mirëpo ne kemi përshtatur disa nga thëniet e tij më frymëzuese që aplikojnë madhështi e urtësi në jetën tuaj.

1.“Bëni gjërat e vështira ndërsa ato janë të lehta dhe bëni gjëra të mëdha derisa ato janë të vogla. Një udhëtim i një mijë miljesh duhet të fillojë me një hap të vetëm.”

2.“Jeta është një seri ndryshimesh natyrore dhe spontane. Mos i rezistoni atyre – kjo krijon vetëm hidhërim. Le të jetë realiteti realitet. Le të rrjedhin natyrshëm përpara në çfarëdo mënyre që ata duan.”

3.“Pëllumbi i dëborës nuk duhet të lahet për ta bërë veten të bardhë. As ju nuk duhet të bëni asgjë, pos të jeni vetëvetja.”

4.“Muzika në shpirt mund të dëgjohet nga universi.”

5.“Unë kam vetëm tre gjëra për të mësuar: thjeshtësi, durim, dhembshuri. Këto tre janë thesaret tuaja më të mëdha.”

6.“Nëse nuk e ndryshoni drejtimin, mund të përfundoni aty se ku po shkoni.”

7.“Ai që e di se mjaftueshëm është mjaftueshëm, gjithmonë do të ketë mjaft.”

8.“Zotërimi i të tjerëve është forca. Zotërimi i vetes është fuqia e vërtetë.”

 9.“Ata që dinë nuk thonë. Ata që thonë nuk e dinë.”

10.“Natyra nuk nxiton, por gjithçka realizohet.”