Highlight Storie Inspirimi Të tjera

10 mënyra për tu qetësuar

mënyra

A jeni person që reagoni shpejtë? Nëse keni gjetur vetën në një situatë të vështirë dhe po mendoni se çfarë duhet të bëni  në këtë rast, atëherrë shikoni një listë prej 10 gjërash që duhen bërë për të qetësuar vetveten.

 Medito; Nëse mund të ndani vetëm disa minuta në ditë për të medituar, do të vëreni që do t’iu ndihmojë të ndiheni më të relaksuar.

Merr frymë thellë; Kur ndiheni të stresuar, fokusohuni në frymëmarrjen tuaj. Mbyllni sytë dhe uluni drejtë e fokusohuni në asgjë tjetër pos të merrni frymë thellë.

Kontakto të tjerët; Kërko ndihmë nga personat e tjerë, nëse ndiheni të stresuar kontakti më të tjerët do t’iu bëjë të ndiheni më mirë.

Bëni stërvitje; Është provuar se ushtrimet rrisin ndjenjat e lumturisë, duke reduktuar kështu stresin. Pra ndani  kohë të bëni një shëtitje në natyrë.

Qesh; Edhe nëse nuk ju vie për të qeshur në ato momente, mundoheni të mbani një buzëqeshje të lehtë në fytyrën tuaj pasi kjo do të ndikojë në emocionet e juaja.

Dëgjo muzikë; Zbulimet kanë konstatuar se dëgjimi i muzikës së lehtë mund të ulë nivelin e shtypjes së gjakut, rrahjet e zemres dhe stresin.

Ji mirënjohës; Mbani në mënd gjërat për të cilat jeni mirënjohës.

Prano që nuk mund të kontrolloni cdo gjë në jetën tuaj; Disa gjëra janë larg kufijëve tuaj prandaj mos u stresoni.

Qëndro pozitiv; Jo gjithmonë është e lehtë të qëndroni pozitiv, por provoni të gjeni pozitivitetin në jetën tuaj.

Bëni diçka zbavitëse; Mos harroni të argëtoheni me gjërat që ju pëlqejnë.