Highlight Yoga

Udhëzuesi i Fillestarëve për çdo lloj të yoga-s

yoga

Keni vendosur të filloni me yoga, mirëpo duke kërkuar keni hasur në shumë tipe të saj? A duhet të provosh Ashtanga apo Iyengar? Shikoni më poshtë se cilat tipe të yogas janë më të përshtatshme për fillestar dhe cilën duhet të filloni ta praktikoni ju.

1. Hatha

Hatha është shumë e mirë për fillestarë për shkak të ushtrimeve më të thjeshta dhe të ngadalshme. Hatha në gjuhën sanskrite i referohet llojit të yoga-s që përfshinë pozicione fizike. Praktikat Hatha janë të dizajnuara për të qetësuar trupin, mendjen dhe shpirtin tuaj në përgatitje për meditim.

2. Vinyasa

Ky lloj i yoga-s përfshinë ushtrime më të vështira, dhe preferohët më shumë për sportista dhe atletë. Në klasat vinyasa yoga, studentët e koordinojnë lëvizjen me frymëmarrje për të kaluar nga një pozitë në tjetrën. Fjala “vinyasa” mund të përkthehet si “rregullimi i diçkaje në një mënyrë të veçantë”, si për shembull pozat e yoga-s.

3. Iyengar

Iyengar është lloj i yoga-s për personat të cilët janë të apasionuar pas teorisë. Poashtu mund të përdoret nga personat që kanë pasur ndonjë aksident për shkak të pozitave të përdorura. Duke i kushtuar vëmendje të veçantë detajeve anatomike dhe shtrirjes së çdo qëndrimi, Iyengar Yoga është praktika e saktësisë dhe precizitetit. Pozat mbahen për periudha të gjata dhe shpesh ndryshohen. Kjo metodë është projektuar për të zhvilluar në mënyrë sistematike forcë, fleksibilitet, stabilitet dhe vetëdije dhe mund të jetë terapeutike për kushte specifike.

4. Ashtanga

Një lloj që mendohet të jetë i kompletuar për personat që janë strikt dhe dëshirojnë të jenë perfekt në çdo aspekt. Kjo praktikë dinamike, fizikisht e kërkuar, sinkronizon frymëmarrjen dhe lëvizjen për të prodhuar një nxehtësi të brendshme të projektuar për të pastruar trupin. Ashtanga yoga, është e madhe për ndërtimin e forcës bazë dhe tonifikuar trupin.

5. Bikram

Ky lloj i yoga-s do të përshtatej më së miri tëk fillestarët dhe përfshinë diku rreth 26 pozita dhe 2 teknika të frymëmarrjes.