Highlight Storie Inspirimi

Thënie për ju që keni humbur shpresën; çdo gjë do të bie në vend!

thënie

Nëse ndiheni sikur keni humbur shpresën atëherë ky artikull është për ju dhe vetëm për ju… Nuk ka gjë më të rëndë në botë se të mendosh se nuk keni arsye mjaftueshëm për ta parë botën siç është në të vërtetë dhe jo me errësirën që u ka rënë syve.

Prandaj ne kemi mbledhur disa thënie, që do tua kthejnë errësirën në dritë, dhe t’iu tregojë se çdo gjë do të bie në vendin e vet eventualisht. Ju duhet thjesht të besoni dhe të jepni më të mirën prej vetes.

Këtu janë 7 thënie për ju që keni humbur shpresën. Besoni se çdo gjë do të bëhet mirë!

“Thonë që njeriut i nevojiten tre gjëra në këtë jetë për të qenë me të vërtetë i lumtur: dikë që ta dashurojë, diçka që të bëjë dhe shpresën për të bërë diçka. “ – Tom Bodett

“Nëse jeni duke lexuar këtë… Urime, ju jeni gjallë. Nëse kjo nuk është diçka që ju bën të buzëqeshni, atëherë nuk e di se çfarë është.” – Chad Sugg

“Gjërat që bëni për veten, harrohen kur të shkoni, por gjërat që bëni për të tjerët, mbetin në përjetësi.” – Kalu Ndukwe Kalu

“Është e magjishme, se sa shumë e nesermja mund të ndryshojë prej të djeshmës.” – John Guare

“Në kohë shkatërrimi, krijoni diçka.” – Maxine Hong Kingston

“Ju mund të këputni të gjitha lulet, por nuk mund të ndaloni pranverën.” – Pablo Neruda

“Nuk mendoj për dhimbjen e kaluar, mendoj për bukurinë e mbetur.” – Anne Frank