Highlight Storie Inspirimi Të tjera

THËNIE NGA PAULO COELHOS PËR T’I KUJTUAR GJITHMONË

Paulo Coelho është  një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore. Veprat e tij, të botuara në më shumë se 170 vende dhe të përkthyera në 80 gjuhë, janë shitur në mbi 175 milionë kopje në të gjithë botën

Paulo Coelho lindi në Rio-de-Zhanejro, më 1947.

Midis 115 çmimeve të rëndësishme që ka marrë autori, mund të përmendim titullin prestigjioz “Kalorësi i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit”, i dhënë nga qeveria franceze, si dhe “Medalja e Artë e Galicisë”.

ndër librat më të suksesshëm të tij,  janë : “Alkimisti”, “Mali i pestë”, “Veronika vendos të vdesë”, “Djalli dhe zonjusha Prym”, “Njëmbëdhjetë minuta”, “Manuali i luftëtarit të dritës” etj.

Ja disa prej thënieve më kuptimplote të tij:

Bëhu trim. Ndërmerr rreziqe.

Çdo bekim i injoruar shndërrohet në një mallkim.

Nuk ka nevojë për arsye për të dashur dikë.

Mos u jepni para frikërave tuaja. Nëse e bëni, ju nuk do të jeni në gjendje të bisedoni me zemrën tuaj.

Dashuria mund të na dërgojë në ferr apo në parajsë, por gjithmonë ajo na çon diku.

Jeta gjithmonë është çështje e të priturit për momentin e duhur për të vepruar.Gjithmonë vëruani veshin shenjave.

Të mençurit janë të mençur vetëm për shkak se dashurojnë. Budallenjtë janë budallenj vetëm për shkak se mendojnë që mund ta kuptojnë dashurinë.

Jeta tërheqë jetën.

Kur një person e dëshiron me të vërtetë diçka, i gjithë universi “bën plane” për ta ndihmuar që të realizojë ëndrrën e tij