Highlight Të tjera

Teknikat kryesore për të duruar njerëzit nga Dale Carnegie!

njerëzit

“Nëse dëshiron të mbledhësh mjaltin, mos sulmo zgjuan e bletëve”

99 herë nga 100, njerëzit nuk kritikojnë vetën për diçka, pavarësisht se sa gabim janë.

George B. Johnston nga Enid, Oklahoma, është një punëtor që përkujdesët për sigurinë e punëtorëve në punishte.

Një nga përgjegjësitë e tij është të vështrojë nëse punëtorët po mbajnë kapelat e sigurisë në kokë gjatë punës në punishte.

Ai raportoi se sa herë që shihte dikë se kishte hequr kapelën, do ti thoshte me përplot autoritet se ky ishte një gabim i madh.

Dhe se të gjithë duheshin ti bindeshin rregullave të kompanisë. Por si rezultat, punëtorët posa largohej ai, të gjithë hiqnin kapelat prapë.

Ai provoi një metodë tjetër. Herën tjetër që pa një punëtor që kishte hequr kapelën, ai nuk e kritikonte atë.

Por me mirësjellje pyeste nëse kishte diçka gabim tek kapela, apo nuk ishte e rehatshme…

Më pas sugjeronte me një zë të qetë, se kapela ishte aty për ti mbrojtur nga ndonjë aksident i mundshëm dhe sugjeroi që ta mbanin gjatë punës në punishte.

Kështu rezultati tregoi se nuk kishte më pakënaqësi, dhe punëtorët mbanin kapelat gjatë punës së tyre.