Highlight Ushqehu shëndetshëm

Të mirat e avokados

avokado

A e keni ditur se avokado konsiderohet pjesë e familjes së frutave të malit?

Është një ndër frutat e paktë që ofrojnë nivel të lartë të yndyrave të shëndetshme dhe proteinave.

Avokado mund të përdoret për shumë arsye. Për bukurinë e lëkurës tuaj, për të larguar rrathët e zinj që paraqiten poshtë syve, mund të përdoret si maskë për flokë etj.

Avokado përdoret në kuzhinë në mënyra të ndryshme: në sallata, në ëmbëlsira, lloj vaji, salca etj.

Një recetë që duhet provuar nga të gjithë ata që pëlqejnë avokadon është pa dyshim salca “Guacamole”.

Benefitet shëndetësore që sjellë avokado:

1. Avokadot kanë në përbërjen e tyre shumë vitamina dhe minerale si vitamin K, B5, B6 dhe C, potasium si dhe fibra të ndryshme.

2. Një avokado përmbanë dy herë më shumë potasium se bananet.

3. Është një ndër frutat e paktë që mund të ofrojnë yndyra të mira.

4. Ngrënia e avokadove ndihmon në mbajtjen e kolesterolit në nivel normal e të shëndetshëm.

Fakte të cuditshme për avokadon:

1. Avokadot një kohë shërbehesh vetëm në tavolinat e familjeve mbretërore.

2. Rreth 43% e shtëpive në SHBA blejnë avokado.

3. Avokadot rangohet si një ndër frutat me më së pakti pesticide për shkak të lëkurës së trashë që  i mbron nga ato.