Highlight Kura natyrale

“Stevia”ëmbëlsuesi natyral për shumë sëmundje

Stevia është një bimë që rritet në Paraguaj dhe ka dekada që përdoret si ëmbëlsues natyror pa efekte anësore. Në Japoni ka 30 vite që përdoret dhe tashmë zë  rreth 40 % të tregut të embëlsuesve të përdorur në këtë vend.

Ka shumë arsye pse duhet ta përdorim këtë ëmbëlsues.

Në rënd të parë duhet thënë se ky është një produkt 100 përqind natyral dhe i shëndetshëm, i prodhuar nga një bimë e gjelbër dhe me një shije të të ëmbël natyrale.

Ajo mund të përdoret nga personat me diabet dhe personat që nuk duan ta ngarkojnë organizimin e tyre me sheqer.

Ndër të tjera ky produkt është shumë herë më i ëmbël se sheqeri klasik,  ka stabilitet në temperatura të larta  dhe  nuk ndryshon vetitë fiziko kimike as në temperaturën 200 gradë, ulë dëshirën për ushqime të ëmbla dhe të yndyrshme, ndihmon në humbjen në peshë dhe menaxhimin e saj si dhe ka veti antioksidante dhe nuk është aspak toksik.

Në vitin 2008 Stevia ka marrë aprovim nga FDA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tu tregtuar  ndërsa në vitin 2011 është lejuar të tregohet edhe në BE.