Familja Highlight

Si të ndryshoni sjelljen agresive tek fëmijët tuaj?

Shumë fëmijë kalojnë nëpër faza kur shfaqin sjellje agresive. Goditje, shtyrje dhe madje edhe kafshimi mund të zhvillohen normalisht, veçanërisht tek të vegjlit. Por mund të jetë një sfidë për t’u marrë me këtë lloj situate, sepse natyrisht që ju dëshironi që ai të ndalet.

Është veçanërisht e vështirë nëse një fëmijë tjetër është lënduar; ju doni ti mësoni ndjeshmëri, dhe sigurisht, është e tmerrshme që fëmija juaj ti shkaktojë dhimbje ndaj dikujt tjetër.

Të kesh një fëmijë agresiv mund të të lërë të ndihesh i shqetësuar e i zënë ngushtë. Mirëpo agresioni është i zakonshëm tek fëmijët dhe mund të trajtohet me sukses. Shumë fëmijë kalojnë nëpër një fazë ku po provojnë shumë forma të ndryshme të agresionit.
Lexoni se si të ndryshoni sjelljen agresive tek fëmijët tuaj.

Së pari gjeni motivimin që fshihet prapa sjelljes agresive
Së pari, përpiquni të kuptoni qëllimin themelor të agresionit të fëmijës. Cilat janë ato pika që ata përmbushin ose shpresojnë të arrijnë duke vepruar kështu? Analizoni sjelljen duke shikuar se çfarë ndodh para sjelljes dhe çfarë ndodh pas agresionit.

Bëjeni të qartë se agresioni nuk do të sjellë atë që dëshiron
Pasi të keni kuptuar shkaqet e sjelljes agresive, ju duhet tua bëni me dije fëmijës që sjellja agresive asnjëherë nuk ju sjellë atë që dëshiron. Nëse fëmija kafshon kur kërkon diçka atëherë mos ja jepni atë që kërkon.

Merrni në konsideratë moshën e fëmijës
P.sh nëse një 7 vjeçar ju kafshon është shumë më ndryshe se një fëmijë 2 vjeçar të ju kafshojë, i cili ndihet sikur nuk ka opsione të shumta për komunikim.
Sa më të vegjël të jenë fëmijët, reagimi juaj duhet të fokusohet në ndërtimin e aftësive. Me fëmijë të vegjël, agresioni është shpesh një strategji e përdorur nga ta për shkak të nivelit të ulët të zhvillimit të funksioneve të trurit.