Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Si të jemi pozitiv në jetë?

Ndiq zakonet e mëposhtme në do të jesh çdo ditë pozitiv në jetën tënde. Kështu do të shohësh se gjithçka do të përmirësohet dhe gjërat do t’ju ecin më mbarë. Të qënit pozitiv është një aftësi që mund të kultivohet. Nëse rri në një vend duke pritur që të mirat të vijnë nga qielli ndoshta do të presësh gjatë. Ka njerëz që lëshojnë energji pozitive pa bërë asnjë përpjekje. Duket sikur pozitiviteti është kaq i natyrshëm për ta saqë nuk kanë asnjë problem për t’u bërë merak. Kjo do të thotë se këta njerëz kanë mësuar të shohin anën pozitive të çdo situate.

1.Gjej diçka që t’ju motivojë çdo ditë

Hapi i parë për të qenë pozitiv është që të keni një arsye. Mund të jetë çdo gjë si për shembull një hobi, një qëllim ose një aktivitet që ju frymëzon.

2. Gëzojuni fitoreve të vogla

Po të përqëndroheni vetëm në realizimin e ëndrrave të mëdha do të përfundoni duke u ndjerë i frustruar dhe nuk do të vlerësoni hapat e vegjël që keni hedhur çdo ditë. Mos e shtyni për më vonë lumturinë, përqëndrohuni duke u gëzuar për çdo gjë që mundeni.

3. Jepni pa kushte

Nëse i jepni mbështetje çdokujt që ka nevojë për të është një nga gjërat më të mira që mund të bëni. Kjo do t’ju mbushë me kënaqësi. Falni rrobat që si përdorni, mbushini një qese me ushqime një nevojtari që ndeshni të ulur në rrugë.

4. Buzëqesh

Kjo tingëllon si një cliché, por është e vërtetë. Për shumicën prej nesh është vështirë të ravijëzojmë një buzëqeshje të pastër kur përshëndesim dikë. S’ndodh gjëma nëse e shoqërojmë me buzëqeshje dhe kontakt me sy përshëndetjen. Nëse e bëni këtë do të ndiheni më mirë. Përpiqu vërtet të buzëqeshësh, gjej çdo ditë një arsye, sidomos kur ndihesh i pamotivuar për të punuar.

5. Mos u merrni me të shkuarën

Një tjetër zakon i të qënurit pozitiv është fokusimi ndaj çdo minute që keni “tani”. Shumë njerëz i kushtojnë shumë kohë asaj që ka kaluar pa kuptuar që ajo nuk është më, pavarësisht sa e mirë apo e keqe ishte.

6. Mos lejoni t’ju kontrollojë frika

Njerëzit pozitivë nuk kufizohen prej frikërave. Ata marrin masa të mos lëndohen por të luftojnë për çfarë duan të arrijnë. Ndërmerrni rreziqe, guxoni të gaboni. E keqja më e madhe që mund të ndodhë është që do të merrni një vendim të gabuar. E pastaj? Po sikur gjërat të shkojnë për më mirë?