Highlight Meditimi

Si të filloni meditimin? Hapat që duhet të ndjekin fillestarët

si të filloni meditimin

Meditimi ka ndihmuar shumë njerëz në botë, për të formuar zakone të reja në mënyrën e të jetuarit, ka bërë njerëzit më paqësorë, më të fokusuar, më pak të shqetësuar, mirënjohës dhe të vëmendshëm për çdo gjë në jetën e tyre.

 

S’është e thënë se do të bëheni për përsosur, por duke e praktikuar çdo ditë meditimin ju do të keni përfitime tepër të mëdha në mendjen dhe trupin tuaj.Ndër  efektet më të rëndësishme të meditimit është se do t’ju bëjë të kuptoni mendjen tuaj.  Për të gjithë ata që tashmë iu është mbushur mendja ta fillojnë meditimin, ju duhet të dini se fillimi mund të mos jetë edhe i lehtë, por nëse ndiqni disa rregulla, puna do të jetë shumë më e lehtë dhe me rezultate më  të shpejta.

Si fillim, uluni dy minuta. Kjo mund të duket qesharake dhe e thjeshtë, por provoni të meditoni dy minuta. Do ta vëreni që kjo është perfekte. Pra, dalloni me vetëm dy minuta në ditë për një javë. Dhe, nëse gjithçka shkon mirë, brenda muajit ju do të jeni në gjendje të meditoni 10 minuta në ditë.

Bëjeni këtë cdo  mëngjes. Është e lehtë të thoni se do të meditoni cdo ditë dhe pastaj të harroni, prandaj këhshillohet që ditën ta nisni me meditim. Nëse jeni prej atyre që harroni shumë, vendosni prapë shtratit një letër me mbishkrimin “Medito”, dhe kështu do ta keni më të lehtë për tu kujtuar për këtë gjë.

Mos u vini mendjen gjërave të vogla, mënyrës se si uleni, ku uleni  dhe çfarë jastëku përdorni. Këto janë gjëra të rëndësishme, por jo që në fillim. Ju mund të filloni meditimin duke u ulur në një karrige ose në shtratin tuaj. Nëse gjen më shumë rehati në tokë, atëherë uluni aty, sepse bëhet fjalë vetëm për dy minuta dhe  pas një kohë ju vet do të jeni në gjendje të vlerësoni se ku ju përshtatët më mirë meditimi, padyshim vendi duhet të jetë i qetë.

Hapi i dytë është të provoni të kontrolloni se si ndiheni. Seanca e juaj e parë e meditimit duhet ta ketë këtë rol. Të kuptoni se si ndiheni. Si ndihet trupi i juaj, cila është gjendja e mendjes tuaj? Mendje e lodhur, e ngarkuar, ankcioze. Provoni të zbuloni se çfarë po përjeton trupi dhe mendja e juaj dhe filloni të numëroni frymëmarrjen tuaj.  Provoni të ndjeni frymëmarrjen tuaj, si vjen, ndiqeni me mendje teksa kalon nëpër zgavrat e hundës tuaj deri në mushkëri. Përsëriteni numërimin deri në dhjetë dhe filloni prapë nga e para.

Është i pamohueshëm fakti se mendja juaj shëtit dhe për këtë ju duhet të provoni gjithmonë të ktheni mendjen tuaj aty ku e keni qëllimin…Kur vëreni  se mendja e juaj është përhumbur diku, atëherë qetësisht  provoni ta ktheni  përmes menaxhimit të frymëmarrjes tuaj dhe numërimit deri në dhjetë.Përgjatë meditimit ju përsëri do të jeni duke menduar, dhe konsiderojini këto mendime si miqësore dhe jo armiqësore dhe asnjëherë mos u shqetësoni se jeni duke bërë ndonjë gabim. Sepse, kjo gjë vetëm sa do tju shqetësojë edhe më shumë. Ju duhet ta keni parasysh se nuk ka një rregull të shkruar për ta bërë këtë. Gjatë meditimit do të shihni se do t’ju lindin mendime të reja dhe do të pastroheni nga të vjetrat. Mos u shqetësoni, thjeshtë përpiquni të praktikoni përqendrimin e vëmendjes suaj. Truri është një fabrikë, ku hyjnë e dalin mendime të ndryshime, është e juaj të vendosni se çfarë mendimet doni të përpunojë mendja e juaj. Kjo praktikë do t’ju ndihmojë  ta njihni veten tuaj, se si  funksionin mendja e juaj, dhe se çfarë ndodhë brenda saj. Duke e njohur vetën ju do të bëheni mik i vetvetes dhe në vend të kritikave fali vetës buzëqeshje dhe dashuri.Kur keni filluar ta njihni mirë frymëmarrjen tuaj është koha për t’i bërë një skanim trupit tuaj. Përqendroni vëmendjen tek këmbët tuaja. Filloni të lëvizni ngadalë gishtat e juaj dhe ndjeni këtë lëvizje deri në majën e kokës tuaj.Ditë mbas ditë, do të vini re gjëra të tjera, dritën, tinguj dhe energjinë.  Duke mbajtur sytë vetëm në një vend  ju do të vini re dritën në dhomën ku meditoni. Një ditë tjetër provoni të fokusoheni vetëm tek tingujt dhe pastaj tek energjia…Sigurojeni veten që këtë do ta bëni çdo ditë dhe që do të angazhoheni për këtë.

Meditimi nuk njeh vend për ta bërë atë, ju mund të meditoni në dhomën tuaj zyrën tuaj, gjatë udhëtimit apo edhe në shëtitjen tuaj në park. Por, meditimi ulur është hapi  i parë drejt kuptimit dhe zbatimit drejtë të tij.Gjithmonë  është mirë  që të keni një mik ose mike për ta zhvilluar bashkë meditimin, kështu që nëse në familjen dhe shoqërinë tuaj nuk është askush që mediton, atëherë provoni të gjeni ndonjë grup që në komuniteti që meditojnë së bashku. Më e rëndësishmja për fillestaret është që në fund të çdo seance të buzëqeshin. Thjeshtë jini mirënjohës që keni pasur kohë për vetën tuaj, që po provoni të njihni vetën dhe keni besim tek ndryshimet pozitive. Meditimi nuk është gjithmonë i lehtë  madje ndonjëherë as  i qetë. Por ka përfitime vërtet të mahnitshme, dhe ju mund të filloni sot, dhe të vazhdoni deri në fund të jetës tuaj.