Highlight Storie Inspirimi

Si ta shoh engjëllin tim mbrojtës?

ëngjellin

Nëse keni menduar të bini në kontakt me engjëllin tuaj mbrojtës, atëherë jeni të sigurt për praninë e tij. Ata ekzistojnë, por jo gjithmonë janë aty për t’ju mbështetur,udhëzuar dhe ndihmuar në çdo lloj rrethanash në jetë.

Për të bërë lutjet më të mira dhe të pranuara, ju duhet të besoni thellë në eksistencën e tij dhe të gjeni rrugët për të rënë në kontakt me të. Lidhja midis jush do të jetë gjëja më e mirë që keni përjetuar ndonjëherë.

Por,kush është engjëlli yt mbrojtës?

Engjëjt janë personazhe shpirtërore që janë me ne që nga dita kur lëmë barkun e nënës sonë deri në ditën kur frymojmë frymën tonë të fundit. Engjëjt mbrojtës janë engjëj të veçantë secili me karakteristika të caktuara.

Mos harroni, Universi  emëron një engjëll mbrojtës për  çdo person në Tokë për t’u kujdesur për të në secilin rast, dëshirat dhe kërkesat e përditshme pavarësisht se kush je ose nga vjen.

Engjëlli mbrojtës është kujdestari juaj personal që di gjithçka që bëni, edhe nëse përpiqeni ta fshihni atë.

Për të kaluar nëpër shtegun e zhvillimit shpirtëror, ju keni nevojë që engjëlli juaj mbrojtës të jetë pranë jush. Ju duhet të dini se si ta shihni engjëllin tuaj kujdestar, thjesht sepse ai mund të heqë energjinë tuaj negative  dhe t’ju ndihmojë të ecni drejtë zhvillimit shpirtëror.

Ju mund ta shihni engjëllin tuaj mbrojtës në mënyra të caktuara, por, ju duhet të dini se si.

Mënyra më e mirë për të parë engjëllin tuaj mbrojtës është në pasqyrë.  Por, ju duhet të dini se si ta shihni atë. Ky engjëll mund t’ju bekojë me dashuri dhe dritë t’ju bëj të ndiheni më mirë për vete dhe rrethin tuaj. Nëse rrethi juaj është plot energji negative engjëlli juaj mbrojtës mund tu ndihmoj të hiqni qafe të gjithë negativitetin dhe mbushni veten me vibracione pozitive.

Kur ju i bëni një lutje engjëllit tuaj mbrojtës, ai gjithmonë dëgjon, por jo gjithmonë përgjigjet. Për të qenë të sigurt se lutja juaj do të pranohet, duhet të keni një qëllim të mirë dhe një zemër të pastër. Tani, nëse bëni një lutje me qëllim të dëmtimit të dikujt që e urreni, kurrë nuk do të merrni ndonjë ndihmë nga engjëlli juaj. Engjëlli mbrojtës do t’ju japë shenja të prezencës së tij rreth jush. Mund të dëgjoni frekuenca të qarta në veshin tuaj në kohë të pazakontë, ose mund të shihni përsëritjen e numrave të caktuar para jush, ose mund të hasni në monedha herë pas here. Këto janë të gjitha shenjat që engjëlli mbrojtës përdorë për të marrë vëmendjen tuaj. Kështu që ju  duhet të dini se ai është atje për t’ju ndihmuar në çdo kohë sa herë keni nevojë.