Highlight Të tjera

Si ta rris vullnetin brenda meje?

vullneti

Vullneti është faktori kryesor që mund të na bëjë të arrijmë çdo gjë në jetë.

Duke pasur vullnet ne mund të përmbushim synimet, ëndrrat tona. Të bëjmë realitet çdo gjë që kemi ëndërruar prej fëmijërisë.

Psikologët që trajtojnë aspektet që lidhen me vullnetin, deklarojnë se përmes vullnetit, arrihet të mposhtet çdo gjë negative.

Atëherë, përse njerëzit thonë “skam vullnet”? Mos është ndonjë dëshirë e gabuar për të mbrojtur veten?

Mos ka ndonjë shpërblim të fshehtë nëse thoni se nuk ka vullnet?

Ndoshta, sikur ta mohoni tërësisht ekzistencën e vullnetit, nuk do të jeni përgjegjës për ta zhvilluar.
Është jashtë jetës tuaj. Dhe sikur ndiheni më të çliruar.

Por, ja ku është tragjedia e fundit. Zhvillimi dhe përdorimi i vullnetit është hyrja më e drejtpërdrejtë për të lumturia dhe motivimi, që do të keni ndonjëherë. Me pak fjalë, duke mohuar ekzistencën e tij, po e mbyllni shpirtin tuaj.

Shumë njerëz e mendojnë vullnetin dhe disiplinën vetjake si diçka të ngjashme me ndëshkimin e vetes. Duke I dhënë këtë domethënie negative, nuk mobilizohen asnjëherë që ta zhvillojnë. Sapo të merrni vendim ti jipni vetës vullnet, Aventura e jetës tuaj bëhet më interesante.

Ju filloni ta shihni veten si një person më të fortë. Fitoni respekt për veten tuaj.