Highlight Storie Inspirimi

Njerëzit që janë në pritje të një shkopi magjik nuk arrijnë të kuptojnë se shkopi magjik janë ata vetë…

shkopi magjik

A keni menduar ndonjëherë se sa mirë do të ishte të kishit një shkop magjik, me të cilin do të mund ti realizoni ëndrrat tuaja dhe  të mund të ndihmonit njerëzit tuaj të dashur?

Epo ja, ushtrimi i sotëm magjik do t’jua tregojë se si ta përdorni Shkopin e vërtetë Magjik të jetës për të ndihmuar të tjerët.

Kur ju pushton një dëshirë e zjarrtë për të ndihmuar dikë, ju keni brenda vetes një forcë të jashtëzakonshme, por, po ta kombinoni këtë forcë edhe me mirënjohjen, atëherë vërtet që do të keni në dorë një Shkop Magjik, me të cilin do të ndihmoni ata njerëz që janë të shtrenjtë për ju.

Kur e përqendroni vëmendjen tek dikush, kjo gjë shoqërohet edhe me energji, kështu që, nëse e drejtoni energjinë e mirënjohjes te nevojat e dikujt, energjia shkon veçmas tek ai njeri.

Edhe pse mirënjohja është e padukshme, në vetvete ajo është një formë energjie. E kombinuar me energjinë e dëshirës suaj, ajo kthehet në një armë të fuqishme, ajo bëhet një Shkop Magjik.

“Njerëzit që janë në pritje të një shkopi magjik nuk arrijnë të kuptojnë se shkopi magjik janë ata vetë.”
~Thomas Leonard

– Sekreti – magjia/ Rhonda Byrner