Highlight Shëndeti

Shkencëtarët shpjegojnë 5 gjëra që ndodhin me trupin tuaj kur konsumoni shumë kripë

Kripa i bën gjërat të shijojnë shumë më mirë, por të hani shumë ushqime të kriposura mund të ketë efekte katastrofike në shëndetin tuaj. Kompanitë e ushqimit kanë shpenzuar miliarda duke zbuluar se çfarë i mban  konsumatoret lidhur pas produkteve të tyre, dhe një nga këta përbërës del të jetë kripa. Ky përbërës ka rritur fitimet e shumë kompanive që prodhojnë ushqime.

Shoqata Amerikane e Zemrës  rekomandon të hahet mes 1.500-2.400 mg kripë në ditë.

Me këtë, amerikanët hanë një mesatare prej 3,400 mg në ditë, shumica e të cilave vijnë nga ushqimet e përpunuara. Kjo përkeqëson më tej rreziqet për problemet shëndetësore, sepse ushqimet e përpunuara kanë shumë pak lëndë ushqyese, një ton kalori, dhe shumë më shumë kripë.

Për të ilustruar rreziqet e dietave të natriumit të lartë, një studim i publikuar në The New England Journal of Medicine zbuloi se ka rreth 1.65 milionë vdekje në mbarë botën lidhur me konsumin e lartë të natriumit çdo vit. Në SHBA, 10 për qind e të gjitha vdekjeve të lidhura me zemrën janë shkaktuar nga sasia e lartë e natriumit. Në anën tjetër përmbajtja e lartë e kripës në ushqime mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore për njerëzit.

Unik Portal ju sjellë informacione mbi 5 gjëra që mund t’ju ndodhin në rastet kur konsumoni shumë kripë.
  1. Probleme me veshkat

Një dietë e lartë natriumi rrit rrezikun e zhvillimit të gurëve të veshkave sepse rrit sasinë e kalciumit në urinën tuaj, e cila është gjetur të jetë një faktor kyç në formimin e gurëve. Ndërsa konsumoni më shumë kripë, trupi mban më shumë ujë dhe  mundohet të hollojë natriumin.  Megjithatë, kur ju keni një dietë të lartë në natrium, veshkat do të heqin më pak ujë, dhe për këtë arsye, presioni i gjakut rritet. Kjo mund të shkaktojë dëmtim  të veshkave.

  1. Probleme me presionin e lartë të gjakut

Siç kemi përmendur shkurtimisht, njerëzit që konsumojnë shumë kripë  kanë një rrezik më të madh për lartë të gjakut. Kjo ndodhë sepse kripa ju bën të mbani ujë, gjë që e bën zemrën tuaj të pompojë më shumë. Kjo shkakton shumë tendosje dhe presion mbi organet tuaja, të cilat mund të çojnë në sëmundje të zemrës, problem psikike,  sëmundje kardiovaskulare dhe probleme të tjera serioze.

  1. Ënjte

Kur konsumoni shumë natrium, ju mbani shumë ujë në trup.  Duke pasur shumë ujë në trup ju rrezikoni të përballeni me ënjtje të këmbeve dhe duarve.

  1. Humbja e kujtesës

Një studim i publikuar në Neurobiology of Aging në vitin 2011 zbuloi se njerëzit më të moshuar që konsumonin sasi të mëdha të kripës dhe që ishin pasivë, përballeshin me humbje të kujtesës. Gjithashtu, njerëzit që konsumojnë shumë kripë zakonisht nuk pinë ujë të mjaftueshëm dhe dehidrimi mund të shkaktojë shqetësime kognitive gjithashtu.

  1. Probleme me Osteoporozën

Zakonisht njerëzit nuk mendojnë për këtë kur bëhet fjalë për dietat e natriumit të lartë, por trupi juaj humb kalciumin kur ju urinoni dhe sa më shumë kripë që konsumoni, aq më shumë kalcium humbni. Kur nuk keni kalcium të mjaftueshëm në gjak, mund të keni problem me kocka, të cilat mund të shkaktojnë osteoporozën.