Highlight Meditimi

Shkenca vërteton! Tri mënyra si meditimi ndihmon trupin dhe mendjen tënde

Ka disa qëndrime mbizotëruese rreth meditimit. Janë mijëra njerëz që betohen me këtë dhe thonë se ka ndryshuar jetën e tyre, dhe pastaj ka mijëra të tjerë që ndjejnë se meditimi dhe përfitimet e tij janë të krejt të pa vërteta.

Megjithatë  në bazë të disa publikimeve shkencore  del se meditimi mund të bëjë jashtëzakonisht shumë për mendjen dhe trupin tuaj, në veçanti në tri pikat e më poshtme.

 

  1. Zvogëlon nivelet e hormoneve të stresit

Disa studime kanë treguar se praktikat e meditimit dhe të ndërgjegjësimit, të njohura zyrtarisht në qarqet shkencore si reduktim i stresit të bazuar në vetëdije, mund të ulin ndjeshëm nivelet e hormoneve të stresit dhe proteinave inflamatore në trupin tuaj. Ky përfundim del si rezultat i 64 studimeve të ndryshme që eksplorojnë efektet e ndryshme pozitive të praktikimit të Meditimit. Një mostër e vogël e këtyre përmirësimeve përfshin: uljen e ritmit të zemrës, rritjen e fuqisë imune, përmirësimin e tretjes, gjumë të përmirësuar, reduktimin e ashpërsisë së reaksionit alergjik, ankthin e përmirësuar dhe depresionin.

 

  1. Pastron lëkurën tuaj

Ky studim ka gjetur se pacientët me psoriazë të lehtë dhe të rëndë kanë rezultate shumë më të mira në rastet kur praktikojnë meditimin. Meditimi redukton ndjeshëm nivelet e proteinave inflamatore në trup, kështu që pacientët janë  në gjendje të ndihmojnë trupin e tyre në shërim dhe qetësimin e  mendjes së tyre. Ky është një nga shumë studime që sugjerojnë një lidhje shumë të fortë midis shëndetit mendor dhe shëndetit fizik, gjë që është interesante të merret parasysh kur mendojmë për efektivitetin e meditimit.

 

  1. Ndihmon në përmirësimin e raporteve tuaja

Një nga rezultatet më pak të drejtpërdrejta fizike të një praktike të ndërgjegjes është se ajo mund t’ju çojë në një vetë-reflektim intensiv dhe të dobishëm. Kjo lloj energjie pozitive e përqendruar në brendësi mund t’ju çojë në sjellje më positive. Studimet tregojnë në veçanti lidhjen  ndërmjet praktikës së vëmendjes dhe faljes së shtuar, duke vënë në mendje citatin e gjithanshëm “Mbajtja e inatit është sikur helmi”. Është e rëndësishme të mbani mend se meditimi nuk duket i njëjtë për të gjithë. Ajo që punon për një person mund të mos punojë për dikë tjetër dhe ju duhet të gjeni praktikën e përshtatshme që punon më mirë për ju.

Meditimi mund të jetë një mjet i fuqishëm që mund të kontribuojë shumë në shëndetin tuaj mendor dhe fizik dhe mirëqenien, prandaj mos heq dorë, nëse nuk e keni gjetur atë që është e drejtë për ju ende.