Highlight Të tjera

Shkenca konfirmon; njerëzit marrin energjinë e keqe nga njerëzit e tjerë

energjia

A ju ka ndodhur ndonjëherë të ndiheni keq kur keni qenë me një person tjetër. Sikur ai person të ishte duke marrë gjithë energjinë tuaj?

Një studim interesant u bë në Universitetin e Bielefeld në Gjermani, që tregonte se bimët mund të absorbonin energji nga bimët e tjera. Olivia Bader-Lee një fizikante dhe terpaiste, ndoqi rezultatet e këtij zbulimi.

Shkenca që studion sjelljen e energjisë në qenie të gjalla quhet bioenergjetika. Ky studim u krye në algat specifikisht në chlamydomonas reinhardtii.

Sipas Bader-Lee, trupat tanë absorbojnë energjinë që gjendet rreth nesh. Prandaj kjo është arsyeja pse njerëzit ndihen keq, kur janë në një grup me energji të ndryshme.
Trupi i njeriut është shumë i ngjashëm me atë të një bimeje që thithë dhe absorbon energjinë që duhet për të përmbushur gjendjen emocionale tuajen.

Prandaj shumë njerëz ndryshojnë gjendjen e tyre emocionale që çon deri tek nervoza, stresi, trishtimi etj., por po ashtu të lumtur, optimist e të buzëqeshur.

Bedar Lee thotë se njerëzimi ka humbur këtë lloj lidhjeje me natyrën. mirëpo mund të kishte benefite të shumta për ne.

Shpirti është një energji, dhe nuk është gjë tjetër pos manifestim i energjive të ndryshme në botë.

Kjo ishte bërë e njohur në kultura antike nga çdo kontinent. Mirëpo shkenca ka vendosur ta injorojë këtë fakt, dhe pak shkencëtar kanë guximin të adresojnë këto ide për shkak të frikës së kritikës dhe refuzimit nga komuniteti shkencëtar.

Shkenca konfirmon; njerëzit marrin energjinë e keqe nga njerëzit e tjerë.