Highlight Storie Inspirimi

Shenjat që tregojnë se nuk ju është lodhur trupi por SHPIRTI juaj

Shpirtit tuaj i duhet kohë të marrë veten, ashtu siç i duhet kohë eshtrave të thyera të rregullohen. Edhe pse shpirti nuk shihet, është po aq i rëndësishëm.

Ja ku janë disa shenja që tregojnë se juve nuk u është lodhur trupi, por vuani nga lodhja e shpirtit:

~Gjatë ditës e gjitha që doni të bëni është të shtriheni dhe pushoni. Shpesh ju merr edhe gjumi gjatë ditës.

~Ndjeni tension, marramendje, dhimbje të barkut, shikim jo të kthjellët, dhe dhimbje koke pa arsye.

~Kur dikush ju pyet çfarë nuk shkon me ju? Ju nuk dini si ti ktheni përgjigje sepse nuk e dini se çfarë po eksperienconi.

~Shpesh ndiheni të disorientuar për shkak se trupi dhe mendja juaj jenë jashtë balancit.

~Jeni shumë emocional dhe shpesh qani pa arsye.

~Vuani nga sulmet e panikut.

~Ndiheni shpesh të vetmuar, edhe kur jeni në mesin e njerëzve.

~Keni një xhelozi të hidhur apo nervozë të pa shpjeguar për gjërat që ndodhin rreth jush.

~Trupi juaj ndihet i lodhur dhe i dobët.

~Shpesh ndiheni të frikësuar për të ardhmen.