Highlight Shëndeti

Sa zgjatë një situatë stresuese?

situatë stresuese

Reagimi stresor mund të jetë afatshkurtër dhe i zbutur, ose i tepruar dhe afatgjatë.

Reagimi stresor ndaj sulmit fizik kërkon përgjigje tjetër nga ai verbal, ose nga stresi psikosocial.

Ndërkohë që sulmi fizik kërkon reagim të shpejtë stresor, në kuptimin e fuqisë dhe shpejtësisë së muskujve.

Në anën tjetër  reagimi në stresin psiko-social është zakonisht kronik dhe varet edhe nga marrëdhëniet ndër personale.

Këtu përfshihen:mbështetja sociale, pritshmëritë e mjedisit, numri i obligimeve,shkalla e përgjegjësisë ose numri i ngjarjeve stresore kohet e fundit.

Mbështetja në rrjetin social të individit, familja, miqtë, të njohurit, dhe në vetë organizatën ku punon, në veçanti nga ana e shefave është tejet e rëndësishme.

Individët me mbështetje sociale, që e ndiejnë se mund ta kryejnë punën  e tyre në harmoni me pritshmëritë e mjedisit, pavarësisht faktit se puna e tyre kritikohet, vlerësohet apo lavdërohet, përjetojnë stres më pak negativ.

Këta individë më lehtë me stresin dhe arrijnë gjithnjë të përballen me sfida të reja.