Highlight Shëndeti Të tjera

Sa e rrezikojnë shëndetin tonë valët elektromagnetike?

shëndetin tonë

Në jetën e përditshme ne ndeshemi me valë të shumëllojshme, ndaj të cilave organizmi reagon në mënyra të ndryshme. Përveç valëve të dritës, ne përballemi edhe me valë të prodhuara artificialisht si nga stacionet e radios, televizorët, telefonat celularë, kompjuterët dhe pajisje të tjera teknologjike. Secila prej tyre transmeton energji me karakteristika të ndryshme.

Problemi i elektromagnetizmit qëndron në atë se ajo ë

Është një  ndotje e “padukshme”, por që shkakton rrezatim elektromagnetik të rëndë dhe të dukshëm, duke i bërë njerëzit të rrezikuar nga tumoret dhe shumë sëmundje të tjera.

Sigurisht që në nuk mund ta eliminojmë kaosin elektromagnetik, por ne mund të reduktojmë ekspozimin tonë ndaj këtyre pajisjeve deri në masën sa ta neutralizojmë atë. Kaosi elektromagneti është i fuqishëm dhe  shkakton sëmundje andaj duke e reduktuar, eliminuar, ose duke neutralizuar këto frekuenca negative mund të arrijmë në “kurimin” e simptomave dhe sëmundjeve.

Në librin e tij “Natural Cures “They” Don’t Want You to Know About” autori Kevin Trudeau, flet mbi pasojat që mund të kenë meshkujt nga përdorimi i llaptopit. Keç funksionimi gjenital dhe kanceri i prostatës sipas Trudeaut, kurohen thjeshtë duke ndaluar së përdoruri llaptopin.

Sot ka shumë njerëz që vuajnë nga migrena, lodhja e tepër, dhe e gjithë kjo vjen nga qëndrimi i gjatë në kompjuter.

Por, ka disa mundësi se si mund të neutralizoni kaosin elektromagnetik.

Si fillim, përdorni diçka e cila e neutralizon kaosin elektromagnetik.

Padyshim se ne nuk mund ta eliminojmë kaosin elektromagnetik që na rrethon, ne vetëm mund të neutralizojmë efektet e tij negative duke përdorur metoda të ndryshme. Ekzistojnë pajisje për të cilat unë besoj se neutralizojnë kaosin elektromagnetik. Disa mund të vendosën në shtëpi ose zyre dhe ato eliminojnë gjithë energjinë negative që ndodhet aty. Ka të tjera  që mund të mbahen në çantë, në xhepat e juaj ose si varëse.

 

Përdorini më pak pajisjet elektronike dhe wirelessin.

Mesa duket disa nga efektet më negative të kaosit elektromagnetik vijnë nga valët wireless të celularëve, llaptopëve dhe gjithashtu nga televizorët HD. Është e vështirë të hiqni dorë nga to përfundimisht, por të paktën mund të reduktoni kohën që i përdorni.

 

Përdorni instrumente të thjeshta për shfrytëzimin e erës

Fusha jonë energetike dëmtohet nga tramumat që ne  hasim në jetë, të gjitha frekuencat jonatyrale që krijohen nga njeriu sa vijnë e na bombardojnë më shumë, dhe e bëjmë trupin tonë më toksik se që është.

 

Reduktoni kohen qe kaloni para televizorit

Televizori prodhon energji elektromagnetike negative. Televizorët HD prodhojnë aq shumë energji negative saqë kur ata janë në punë nxjerrin nga loja gjithë valët kompjuterike rreth tyre. Imazhet  që shfaqen në televizor sjellin stress.

 

Vendosni magnete poshtë shtratit ku flini

Toka, një herë e një kohë, kishe një nivel magnetit prej 4.0. Sot ky nivel është  0.4. Pushimi ose fjetja sipër një shtrese magnetike e stimulon trupin tuaj me energji.  Thuhet se kjo gjë eliminon dhimbjet, ngadalëson procesin e plakjes, rritë nivelin e energjisë, dhe ndihmon në alkalizimin e trupit. Shumë nga këto produkte i gjeni edhe nëpër markete.

 

 Mbani unaza ose byzylykë magnetike

Janë shumë të lira dhe të lehta për ti mbajtur. Thjeshtë vendoseni një unazë magnetike në një nga gishtat e dores tuaj.Nëse doni më shumë benefite, atëherë vendosni një byrzylyk në këmbë. Ato aktivizohen kur ju jeni në gjumë. Këto pajisje ngadalesojne procesin e plakjes, por ndihmojnë shumë edhe në aspektë të tjera shëndetsore.

 

Qendroni larg thareseve elektrike

Këto pajisje prodhojnë sasi të madhe jonesh pozitive. Jonet pozitive sulmojnë sistemin imun, ju bëjnë të ndiheni të lodhur, dhe mund të shkaktojnë depression e ankth.

Shtoni numrin e bimëve në shtëpi

Bimët rrisin nivelin e oksigjenit në ajër, balancojnë energjinë në hapësirë, prodhojnë jone negative dhe kështu sjellin shumë benifite për shëndetin e njeriut.Mbusheni shtëpinë me lule dhe bimë natyrale, sepse shpejt do të vëreni ndryshime në shëndetin tuaj.

 

Vishuni me te bardha

Ngjyrat ndikojnë në nivelin e energjisë. Sa më shumë nuance të bardha t’i shtoni gardërobës tuaj,aq më shumë energji pozitive i sillni fushës elektromagnetike që ju rrethon. Kjo  që mund të mos jetë praktike në situate të përditshme, megjithatë, të pasurit sa më shumë rroba të bardha në shtëpi thjeshtë do t’ju bëjë të ndiheni shumë më mirë.