Highlight Natyrë & Turizëm

Restauranti ‘akuarium’ nën ujë ku mund të hani së bashku me peshqit

Restaurant

Ithaa Undersea Restauarant ndryshe i njohur si restaurant akuarium është me të vërtetë një vend magjik.

PO, është pikërisht ajo që po mendoni.

Restaurani akuarium gjendet nën ujë ku mund të shijoni një panoramë prej 270 shkallësh me peshq të ndryshëm tropical.

Pa pasur nevojë të sillni një veshje zhytësi.

Por sigurisht që duhet të rezervoni tavolinën tuaj, pasi që ky vend zë vetëm 14 persona në total.

Restauranti “Ithaa” gjendet 4m nën ujë, dhe u hap në 2005. Është i njohur si restauranti i parë në të gjithë botën, i ndërtuar me xham dhe që gjendet nën nivelin e detit.

Ju duhet ta keni parasysh që çmimi për një drekë fillon nga 100 euro për person.

Po ashtu, duhet ta dini se i gjithë stafi, dhe ata që drekojnë duhet të kenë një palë syze dielli me vete. Për shkak të ndriçimit të lartë në këtë restaurant.

Shikoni disa pamje mahnitëse të këtij vendi: