Highlight Të tjera

Pse njerëzit rrallë ia dalin mbanë para të dyzetave?

njerëzit

Një analizë e bërë me mbi 25 mijë njerëz tregon se ata ia kanë dalë mbanë në mënyrë mbresëlënëse vetëm pas  viteve të dyzeta ndërsa ritmin e tyre të vërtetë e kanë marrë pas të pesëdhjetave. Ky fakt ishte befasues për shumë shkencëtarë prandaj  janë shtyrë të studiojnë shkaqet e tij për shumë vjet.

Ky studim zbulon faktin se shkaku kryesor pse shumica e njerëzve që ia kanë dalë mbanë nuk fillojnë ta bëjnë këtë para moshës dyzet deri në pesëdhjetë vjeç, është prirja e tyre që ti harxhojnë energjitë nëpërmjet kënaqjes së shprehjeve fizike të emocionit të seksit. Shumica e njerëzve kurrë nuk e mësojnë se nxitja e seksit ka mundësi të tjera, të cilat kanë një rëndësi shumë më të madhe se thjeshtë shprehja fizike. Shumica e atyre që e kanë bërë këtë zbulim, e kanë arritur pasi kanë humbur shumë vjet na koha kur energjia e seksit është në kulmin e saj, para moshës dyzet e pesë deri në pesëdhjetë vjeç.

Kjo zakonisht ndiqet pastaj nga një arritje e rëndësishme. Jetët e shumë njerëzve deri në të dyzetat, e ndonjëherë edhe më vonë, karakterizohen nga një shpërdorim i vazhdueshëm i energjisë, që mund të kishte qenë më me përfitim, po të ishte shpalosur në kanale më të mira. Emocionet e tyre më të mëdha dhe më të fuqishme janë mbjellë në të katër anët. Nga ky zakon i meshkujve ka rrjedhur shprehja “zjarri seksual i rinisë”.

Dëshira për shprehje seksuale është deri tani më e fuqishmja dhe më nxitësja e të gjitha emocioneve njerëzore, dhe për këtë arsye kjo dëshirë, kur shfrytëzohet dhe shndërrohet  në një veprim që nuk ka lidhje me atë të shprehjes fizike, mund ta ngrejë dikë në statusin e një gjeniu.

Mos harroni se bota sundohet dhe fati i qytetërimit është përcaktuar nga emocionet njerëzore. Njerëzit ndikohen në veprimet e tyre më shumë nga “ndjenjat”, se sa nga arsyeja. Aftësia krijuese e mendjes vihet në veprim tërësisht nga emocionet dhe jo nga arsyeja e ftohtë. Më i fuqishmi i të gjitha emocioneve njerëzore është ai i seksit. Ka edhe stimulues të tjerë të mendjes, disa prej të cilëve janë përmendur,por asnjë prej tyre, as që të gjithë së bashku, nuk mund të barazohen me fuqinë motivuese të seksit.

Rrallë një individ merr përsipër të bëjë një përpjekje tepër krijuese në çdo fushë, para të dyzetave. Njeriu i zakonshëm  e arrin periudhën e kapacitetit të tij më të lartë për të krijuar midis moshës dyzet e deri në gjashtëdhjetë vjeç. Këto deklarata janë të bazuara në analizën e mijëra burrave dhe grave që janë vëzhguar me kujdes. E gjithë kjo është zemërdhënëse për ata që dështojnë para moshës dyzetvjeçare dhe për ata që frikësohen kur i afrohen “moshës së thyer’, që përkon me kufirin dyzet vjeç. Vitet midis të dyzetave dhe të pesëdhjetave janë, si rregull, më të frytshmet. Njeriu duhet t’i afrohet kësaj moshe jo me frikë e dridhje, por me shpresë dhe me durim.