Highlight Natyrë & Turizëm

Pse duhet të vizitoni Kroacinë?

Kroacia

Disa vende dhe destinacione udhëtimi tërheqin vëmendjen për një element të vetëm si arkitektura e shquar, kuzhina popullore, apo një pikë monumentale.

Kroacia është e mbushur me mrekulli natyrore…

Nuk mburret me një, por me shumë maja madhështore malore, kilometra bregdetare të puthura nga ujërat mesdhetare kristal-blu, mbi 1000 ishuj piktoresk, lumenj dhe liqene të pacenuar, dhe natyrisht shumë fshatra simpatikë.

Historia e Kroacisë është si një çështje e gjatë e trazuar e dashurisë, sundues të shumëfishtë, luftë për pushtet, përulësi, devotshmëri, koha e paqes… të  gjitha janë  pjesë e udhëtimit historik.

Jo vetëm që ka histori fantastike në historinë e pasur të Kroacisë, ka edhe fakte të lënë anash për këtë.

Ju do të gjeni prova të sundimit romak si arena në Pula. Qytete të tilla si Split, ku lloje të ndryshme të arkitekturës janë puthur mes vete. Ju do të gjeni edhe vende ku historia është ruajtur aq mirë, sa që do të ndiheni sikur keni mbërritur në kohën e viteve të 800.

Gjërat që duhen bërë në Kroaci:

Mos harroni të paketoni rrobaat e larjes, pasi që do të mbeteni pa fjalë nga ujërat që ofron ky vënd. Mos harroni të vizitoni qytetin e vjetër të Splitit.

Kroacia njihet si vendi i një mijë ishujve. Prandaj mos harroni ta vizitoni të paktën një ishull në ditë.

Po ashtu mos harroni të vizitoni parqet e Kroacisë, një ndër to është parku Plitvice që do t’iu lë me gojë hapur.


Provojeni ushqimet lokale. Do të habiteni nga ushqimet e ndryshme tradicionale që Kroacia di të ofrojë sic janë: Istrian Truffle, Dalmatian Proshuta, Pasta Struckli etj.
Mos hargjoni kohën tuaj vetëm në qytete, vizitoni edhe fshatrat e ndryshme të Kroacisë dhe mahnituni me bukurinë dhe organizimin e tyre. Planifikoni ditën tuaj për në parqe, hiking, apo aktivitete tjera./Unik Portal/