Highlight Të tjera

Pranoni problemet si pjesë e jetës!

problemet

Çdo problem e ka një zgjidhje. Nuk mund të keni ose njërën ose tjetrën. Atëherë përse themi se i urrejmë problemet?

Përse themi se duam një ekzistencë pa shqetësime?

Kur dikush nuk është mirë nga ana emocionet, themi “ai ka problem”?

Thellë brena nesh, aty ku mençuria jeton, ne e dimë se problemet na bëjnë mirë. Njerëzit janë supersticiozë kur vjen puna tek problemet tona, saqë priremi t’u largohemi në vend që t’i zgjidhim.

I kemi demonizuar deri në atë shkallë saqë bëhen si monstra që jetojnë poshtë krevatit. Dhe duke i zgjidhur ditën dridheni prej tyre natën. Por, problem nuk duhet tu frikësohemi. Ato nuk janë mallkime, problemet janë thjeshtë lojëra të vështira për atletët e mendjes dhe atletët e vërtetë gjithmonë mezi presin të fillojnë lojën.

Në librin e tij “Rruga në të cilën rrallë shkohet” M.Scott Pecku, shkruan se: problemet nxjerrin në pah mençurinë dhe kurajën tonë.

Një nga mënyrat më të mira për t’iu afruar një problem është apo me një frymë loje, ashtu siç i afroheni një loje shahu apo një sfide basketbolli tek për tek, në fushën e lojërave.

Gjithmonë mendoni se cilat janë mënyrat ë të lehtë dhe zbavitëse për të zgjidhur problemet tuaja.

Dhe do të shihni se kjo pyetje gjithmonë do t’ju hapë rrugë të reja mendimi.

Në studimet e tij novatore për shërimin e natyrshëm, Dr. Andrew Weil sugjeron që edhe sëmundjet t’i shohim si dhuratë, ngaqë sipas tij sëmundja mund të jetë një stimul kaq i fuqishëm për të ndryshuar, ndoshta është e vetmja gjë që mund t’i detyrojë disa njerëz që të zgjidhin konfliktet e tyre me të thella.

Pacientet e sukseshëm shpesh e shohin si mundësinë më të madhe që kanë pasur për rritjen dhe zhvillimin personal, një dhuratë e vërtetë.

Ta shihni sëmundjen si fatkeqësi, veçanërisht të pamerituar, kjo mund të pengojë sistemin e shërimit.

Kur e shihni sëmundjen si një dhuratë që ju mundëson të rriteni, kjo mund ta zhbllokojë.

Nëse problemet tuaja i shihni si mallkime motivimi që po kërkoni në jetë ka për të qenë I vështirë për t’u gjetur. Nëse mësoni t’i doni mundësitë që problemet që paraqesin, atëherë energjia e juaj motivuese do të rritet.