Highlight Yoga

Pozitat e lehta të yoga-s për largimin e nervozës

nervozë
Me siguri se keni dëgjuar se si yoga ndihmon në largimin e stresit. Unik Portal ju sjellë disa pozita që do t’iu ndihmojnë që të ndiheni më të relaksuar e më të qetë. Harroni të gjitha problemet e juaja me këto poza dhe teknika të yoga-s.

Pozita e fëmijës;

Uluni në tapetin e yoga-s me këmbët e mbledhura duke u ulur në thembra. Uluni përpara deri sa balli juaj të prekë tokën. Shtrini duart derisa pëllëmbat të arrijnë këmbët. Rrini në këtë pozitë për 5 frymëmarrje.

Kjo teknikë ndihmon që të largoni stresin dhe të qetësoni mendjen.

Pozita e urës;

Duke u mbështetur në shpinë, qoni këmbët si në formë të urës. Mbajeni qafën drejtë në mënyrë që mos ta dëmtoni. Rrini në këtë pozitë për 4-8 frymëmarrje.

Kjo teknikë ndihmon shtrirje të këmbëve dhe shpinës, largon stresin dhe ankthin, dhe mund të konsiderohet si terapeutike për tension të lartë.

Pozita e shqiponjës;

Duke qëndruar drejtë lidhni duart e juaja, në të njejtën mënyrë lidhni edhe këmbët. Mbajuni me një këmbë. Qëndroni në këtë pozitë për një minutë.

Kjo teknikë ndihmon në forcimin e krahëve, këmbëve dhe shpinës.