Highlight Storie Inspirimi

Përdor vullnetin tënd për të krijuar pasuri!

vullnetin

Ju nuk mund të mbani një vizion të vërtetë dhe të qartë të pasurisë, nëse ju vazhdimisht e ktheni vëmendjen tuaj në fotografi te e kundërta. Edhe nëse janë të dukshme ose imagjinare. Mos trego për problemet e kaluara të natyrës financiare, nëse i ke pasur, mos mendo për to aspak. Mos fol për varfërinë e prindërve të tu, apo vështirësitë e jetës suaj të hershme. Kur bën ndonjërën prej këtyre gjërave, ti ajo sigurisht që do të kontrolloj lëvizjen e gjërave në drejtimin tuaj.

Vendos varfërinë dhe të gjithë gjërat që kanë të bëjnë me varfërinë prapa.

Ju e keni pranuar teorinë e caktuar të universit si të vërtetë. Dhe të gjithë shpresat e lumturisë po pushojnë në këtë saktësi dhe çfarë do të fitoni, duke i dhënë kujdes teorive të kundërta?

Vërtetë, mund të ketë shumë gjëra të mira në kushtet ekzistuese të cilat mund të jenë në mospërputhshmëri. Por cila është vlera e të studiuarit të tyre edhe ashtu ato nuk kanë ndonjë rëndësi për ne?

Pse t’u jepet kohë dhe vëmendje gjërave të cilat janë duke u larguar nga rritja e evolucionit… Kur ju mund t’a shpejtoni largimin e tyre vetëm duke promovuar rritjen evolucionare aq sa ka të bëjë me ju?

Pa marrë parasysh se sa të tmerrshme mund të duken kushtet në shtete të caktuara, seksione ose vende, ju e humbni kohën tuaj dhe shkatërroni shanset tuaja duke i marrë në konsideratë.

Juve duhet të ju interesoj se bota po pasurohet.

Mendo për pasuritë që po I vijnë botës në vend të varfërisë. Dhe mbaje në mendje se e vetmja mënyrë më të cilën ti mund t’i ndihmosh botën, është të pasurosh vetën tënde përmes metodës kreative. Dhe jo asaj konkurruese.
Gjithë vëmendjen tënde jepja pasurisë. Injoroje varfërinë.

Kurdo që të mendosh apo të flasësh për ata që janë të varfër, mendo dhe fol për ata sikur janë bërë të pasur, si ata të cilëve duhet t’i urojmë në vend që t’i mëshirojmë. Pastaj ata dhe të tjerët do të kapin frymëzimin tuaj dhe do të fillojnë të kërkojnë rrugën.

Të bëhesh me të vërtetë I pasur është qëllimi më fisnik që mund të keni në jetë.  Prandaj kjo përfshinë gjithçka tjetër.

Në planin konkurrues, rruga për tu bërë I pasur është një përleshje e pa fe, për pushtet mbi të tjerët. Por kur arrijmë në mendjen kreative e gjithë kjo ndryshon. E gjithë kjo është e mundshme me mënyrën e madhështisë dhe shpalosjen e shpirtit, shërbimet dhe përpjekjet e larta, të cilat vijojnë nga mënyra si të bëhesh i pasur. E gjitha është e mundshme me përdorimin e gjërave.