Highlight Storie Inspirimi

Për çdo burrë që u mundua të më shtypë – Unë jam një Grua, Më dëgjo tek Ulërij!

unë jam një grua

Jam një luftëtare.

Prej që mbaj në mend, gjithmonë kam mbrojtur të drejtat e mia. Nga një moshë shumë e re, mu referuan si një luftëtare e vogël, që kishte nevojën për të sjellur drejtësi në çdo segment të jetës.

Një luftëtare që nuk e di se çfarë është definicioni i drejtësisë, por me një vizion të qartë se çfarë jo-drejtësia do të thotë. Se si shijon.

Pavarësisht se a ishte një zënkë mes meje e kushërinjve, një trajtim jo i barabartë mes meje e shokëve të klasës, një lojë fëmijësh e padrejtë, superioriteti I gjinisë të kundërt, këto ishin gjërat që urreja, edhe pse si një 10-vjeçare nuk I kuptoja edhe aq se si funksiononin.

Prandaj do të jem e sinqertë me ju. Ky artikull do t’ju fus thellë në një temë për të cilën kam luftuar gjithmonë. Dhe së fundmi, kam qenë kaq e inspiruar të vë gjithë jetën time në fije peri për të.

Kjo shkon për çdo burrë që ka menduar se mund të rrëzojë një grua. Për çdo burrë që është munduar t’ia ‘tregoj’ vendin një gruaje. Për çdo burrë që ka menduar se është shumë në rregull për ti fishkëlluar secilës gruaje që kalon në rrugë.

Për çdo burrë që është munduar të prekë një grua pa dijeninë e lejen e saj. Për çdo burrë që iu është referuar grave si “gjinia senzitive”. Për çdo punëdhënës që ua ka mohuar një gruaje të drejtën e punës vetëm sepse mbante një fëmijë.

Për çdo bashkëshort që vie në shtëpi i dehur, dhe ia paraqet ferrin gruas së tij para këmbëve.

për çdo burrë që percepton gratë për asgjë tjetër vetëm makineri riprodhuese.

Unë jam një GRUA, prandaj MË DËGJO TË ULËRIJ!

Jam qenie njerëzore sikur ti. Njëjti gjak, e mish. Emocione në zemrën time. Vizione në sytë e mi. Idea, plane. Unë di vlerën time. Jam e vetëdijshme për aftësitë e mia. Kam një pasion që dua të ndjek. Punoj shumë. Kam një zemër që rreh fort. Kam gjak që rrjedh në venat e mia. Unë jam gjallë!

Unë nuk jam objekt I yti. Nuk jam lodra yte e seksit. Dhe nuk jam një natë qejfi për ty.

JO, nuk I kërkova komentet e tua seksuale e ofenduese vetëm sepse vendosa të vesh një fustan, në vend të xhinseve. Dhe jo, nuk do të frikësohem të vesh atë që dua. Kjo nuk më bën më pak femër.

Do të dal me kë të dua, do të ha çfarë të dua, nuk do të turpërohem nga idea e gruas perfekte që shoqëria ka krijuar. Nuk do të frikësohem të kaloj përmes një turmeje të madhe burrash. Nuk do të frikësohem të luftoj me një burrë e të ulë poshtë nevojën e tij për të dominuar me çdo kusht.

Premtoj, që aq gjatë sa të jetoj, kurrë nuk do të të lejoj të më kthesh në një marionetë të panevojshme!

Do të luftoj, dhe kurrë nuk do të më marrësh lirinë time.

Sepse jam NJË GRUA, jam e fortë, dhe e pamposhtshme. MË DËGJO TË ULËRIJ!