Highlight Të tjera

Pablo Neruda – Nëse unë vdes…

nëse une vdes

E dashur, nëse unë vdes dhe ti je gjallë,
e dashura ime, nëse ti vdes dhe unë mbetem gjallë,
mos t’i japim dhimbjes më tepër vend, –
jo më shumë hapësirë se kjo që jetojmë.
Pluhuri në grurë, era në plazhe,
koha, uji që bredh, era që endet
na bartën si thërrmia lundruese.
Mund të mos ishim gjendur në një kohë:
ky livadh ku ne u takuam,
oh pafundësi e vogël! Le të kthehemi!
Por kjo dashuri, e dashur, s’ka marrë fund:
ashtu si nuk pati lindje
as vdekje nuk ka – ajo është një lum i gjatë,
që ndërron vetëm shtratin e brigjet.