Highlight Të tjera

Nuk kam durim për ata që nuk e meritojnë durimin tim…

durim

Nuk kam më durim për gjëra të tilla, jo sepse jam bërë arrogante, por vetëm sepse kam arritur në një pikë në jetë ku nuk dua të harxhoj aspak kohë me gjëra të kota që nuk më pëlqejnë ose më lëndojnë.

Nuk kam më durim për cinizëm, kritika të rënda, dhe kërkesa të çfarëdo lloj natyre.

Kam humbur dëshirën që ti kënaq atë të cilët nuk më pëlqejnë për këtë që jam, për të dashuruar ata që nuk më duan, dhe për t’iu buzëqeshur atyre që nuk më buzëqeshin.

Unë më nuk harxhoj asnjë sekond me njerëzit gënjeshtar e manipulues.

Kam vendosur që më nuk do të bashkë-ekzistoj me pretekste, hipokrizinë, pandershmërinë dhe mosbesimin.

Nuk toleroj as arrogancën akademike.

Nuk bëhem pjesë e thashethemeve.

E urrej konfliktin dhe krahasimet.

Në shoqëri, urrej mungesën e besnikërisë, dhe tradhtinë. Nuk shkoj mirë me ata që nuk dinë të të vlerësojnë dhe të të japin një fjalë inkurajimi.

Ekzagjerimet më mërzisin.

Dhe mbi të gjitha, nuk kam durim pë rata që nuk e meritojnë durimin tim…