Highlight Të tjera

Njerëzit bëjnë premtime kur dielli shkëlqen, dhe gjejnë arsyetime kur stuhia vjen

premtime

Asgjë nuk mbron zemrën sikur durimi. Mos keni shumë shpresa menjëherë. Mos lini frikën të flasë gjatë. Mos u jep dyshimeve tuaja shumë kohë…

Jo të gjithë jemi të ndërtuar për të përballuar kohët e vështira.

Pak njerëz e kuptojnë se si do të thotë të jesh aty për dikë që po kalon në një kohë të vështirë jete, dhe pak do të jenë me të vërtetë aty për ty…

Dhe kjo është pjesa më e vështirë e udhëtimit, sepse kupton që ata që të thanë se gjithmonë do të udhëtonin me ty, janë ata që largohen të parët.

Njerëzit bëjnë premtime kur dielli shkëlqen, dhe gjejnë arsyetime kur stuhia vjen.

Prandaj gjithmonë I jam mirënjohës shiut, sepse largon ata të panevojshmit…

Realiteti është se, ti mund të jesh I mrekullueshëm, i pastër e i sinqertë, por prapë të nënvlerësojnë. Sepse, sinqerisht, njerëzit nuk duan të vërtetën më, ata thjesht duan arsye për tu ankuar, e arsyetime për tu larguar.

Të takosh një person të fortë është shumë e rrallë.

Prandaj kam mësuar të respektoj kur njerëzit largohen nga unë, kam kuptuar që dashuria ime nuk është për cdo kënd.

Dhe jam në paqe me këtë.

~ RobHillSr