Highlight UNIK +

Në tokë ka 3 lloje të njerëzve

mimoza thaci
Mimoza Thaqi

Motivuese

99% nuk janë shpirtëror ( kanë urrejtje, ego, arrogancë, fyerje, mendim konkurrues, kriminel, vrasje, demonik, besime demonike, qeveri demonike te fshehta, njerëz lakmitar në fuqi, armatim, keqpërdorim të teknologjisë për të bërë keq, karma negative dhe që nuk do të mund ta pastrojnë për shumë jetëra.

0.125% të interesuar për tu bërë shpirtëror ( mendojnë për kuptimin më të lartë të jetës, të interesuar për zhvillim më të lartë shpirtëror. Disa akoma kanë ego, arrogancë, xhelozi, larje-truri religjioze, disa bëjnë gabim me karmen negative, janë në test për shërim dhe pastrim por ende kanë ego dhe gënjeshtra dhe sjellje negative, këto duhet të bëjnë shumë mirë në këtë shoqëri që të përdorin energjinë saktë. Sepse keqpërdorimi i energjisë ju sjellë mos-mësim të mësimit. Kjo dmth se ata kanë të hapur derën e shpellës por duan të qëndrojnë brenda. Dhe keqpërdorin diturinë e librave shpirtëror për të fyer dhe lënduar të tjerët. Këta njerëz që kanë lënduar të tjerët me arrogancën e tyre duhet të kërkojnë falje thellësisht, dhe duhet pastruar thellësisht nga pisllëku energjetik. Nëse kjo nuk bëhet, energjia negative do të qëndrojë dhe duhet te merret me vete në jetën tjetër. Ku mësimet e pa-mësuara do të fillojnë nga e para me sëmundje dhe vështirësi. Vetëm me energjinë kozmike të dashurisë ata mund të zhvillohen të shërojnë planetin Tokë, të zhvillojnë karma pozitive dhe të kenë përvoja personale me energjinë e niveleve të larta. Ne nuk kuptojmë shijen e qershisë deri sa ta provojmë një. Nuk mund të flasim për të ecur deri sa nuk kemi mësuar të ecim, Nuk mund të flasim për dritën deri sa të kemi përjetuar dritën dhe të kemi kuptuar atë. Ne nuk mund të flasim për dashurinë universale deri sa nuk na djegë në vete dhe e e përjetojmë pa ego. Në këtë kategori janë akoma njerëz që ofendojnë, lëndojnë dhe flasin pa menduar dhe nuk janë akoma shpirtëror sepse njeriu shpirtëror ka aftësinë të kontrollojë mendjen e tij dhe të mendoj para se te flas. Disa student në këtë kategori janë shumë arrogant dhe e ndërpresin tjetrin kur flet. Nuk kanë durim ose resekt të presin 1 minutë që të lënë tjetrin të përfundojë të folurit, këta njerëz nuk janë shpirtëror edhe kur proklamojnë se janë. Sepse së pari duhet të mësojnë se njeriu shpirtëror e ka mësuar durimin dhe respektin. Njeriu pa durim nuk është shpirtëror edhe pse mendon se është edhe pse ka lexuar me qindra libra shpirtëror. Njerëzit agresiv që mendojnë se janë shpirtëror ndërsa janë të poseduar nga demonet vetëm bllokojnë veten dhe të tjerët. Pa marrë parasysh se sa dituri kane lexuar. Ata mund të gënjejnë veten por jo vetëdijen kozmike (Zotin). Në vetëdijen e lartë të Zotit çdo gjë është e hapur dhe asgjë nuk mund të fshihet.

0.01% të zhvilluar shpirtërisht.(Këtu nga 8 miliard njerëz janë shumë pak punëtorë të dritës së vërtetë. Që kanë dashuri të vërtetë kozmike në zemrën e tyre. Këto shpirtra janë në përputhje me dashurinë dhe janë të përulur. Ata kanë mjeshtëruar të gjithë mësimet e niveleve më të ulëta dhe kanë mendje shumë të zhvilluar dhe vetëdije pa asnjë negativitet. Këta njerëz janë të pastër, nuk kanë asnjë sjellje negative, arrogancë dhe nuk janë të lidhur me asnjë organizatë religjioze ose politike, nuk kanë urrejtje dhe asnjë lloj të energjisë negative. Me dashurinë kozmike në zemrat e tyre ata ofrojnë talentin e tyre, urtinë e tyre që të ndihmojnë dhe shërojnë shoqërinë negative. Të zhvillojnë shoqëri të pastër të shëndetshme të lirë dhe natyrore.