Highlight Storie Inspirimi

Mund të jetojnë vetëm guximtarët… E para gjë që duhet mësuar, është të jesh guximtar.

guximtar

Jeta kërkon guxim shumë të madh. Frikacakët vetëm vegjetojnë, ata nuk jetojnë, mbasi e tërë jeta e tyre përshkohet nga frika dhe jeta, në të cilën ka aq shumë frikë, është më e keqe se vdekja. Ata rrojnë në njëfarë paranoje, ata tremben nga gjithçka; dhe jo vetëm nga gjërat reale, ata tremben edhe nga jorealja.

Ata i  tremben skëterrës, ata u tremben fantazmave, ata i trembën Zotit.

Ata tremben nga një mijë e një gjëra, të cilat ata dhe të tjerë, tamam si vetë këta, i sajojnë ato. Grumbullohet aq shumë frikë, saqë është e pamundur të jetosh.

Mund të jetojnë vetëm guximtarët. E para gjë që duhet mësuar, është të jesh guximtar.

Në kundërshtim me të gjitha frikët, duhet të fillosh të jetosh. Po pse duhet guxim të jetosh? Sepse jeta nuk është e sigurt.

Në qoftë se kujdeseni shumë për sigurinë, ju e kufizoni veten me një qoshe shumë të vogël, gati me një burg, të cilin ju e keni ndërtuar vetë. Ndoshta ky do të jetë një vend pa rreziqe, por nuk do të jetë i gjallë.

Ai do të jetë i sigurt, por në të nuk do të ketë Aventura dhe ekstazë.

Jeta përbëhet nga hulumtimi, lëvizje në të panjohurën, arritja e yjeve!

Jini të guximshëm dhe sakrifikoni gjithçka që ndodhet në rrëzë të jetës; nuk ka asgjë më të shtrenjtë se vetë jeta.

Mos e sakrifikoni jetën tuaj për hir të gjërave të vogla – parave, sigurisë; asgjë nga këto nuk është e çmuar.

Jeta duhet jetuar në mënyrë aq totale, sa të jetë e mundur, vetëm atëherë do të ndieni gëzimin!

(Intuita – Osho)