Highlight Storie Inspirimi

Motivimi, si të bëhesh optimist dhe të mposhtësh pesimizmin?

motivimi

Motivimi vjen nga mendimi. Para çdo veprimi që ne ndërmarrim, vjen një mendim që e frymëzon.

Dhe kur ne nuk mendojmë më, humbim motivimin për të vepruar. Në fund futemi në pesimizëm dhe kjo na bën të mendojmë edhe më pak.

Dhe, kështu vazhdon, një spirale negativiteti dhe pasiviteti, që ushqehet me veten, si kanceri.

Pesimistët mendojnë ose gjithçka se asgjë.

Ata mendojnë në mënyrë katastrofale. Ata ose do ta bëjnë diçka në përsosmëri, ose nuk e bëjnë fare.

Një optimist i zgjidhë ndryshe situatat. Ai vështron dhe  i mendon ndryshe gjërat.

Pesimistet pëlqejnë t’i lënë problemet e tyre mënjanë. Ata mendojnë në mënyrë kaq negative për ta bërë të gjithë punën shkëlqyeshëm saqë përfundojnë duke mos bërë gjë.

Optimistët bëjnë gjithmonë diçka të vogël. Ajo ose ai veprojnë gjithmonë dhe e ndjejnë gjithë kohën që po bëhet progres.

Pesimistët kanë një zakon të menduari se diçka është e pashpresë, ose nuk mund të bëhet gjë, ata dorëzohen shumë shpejtë.

Një optimist mund të ketë të njëjtat ndjesi të para negative mbi një projekt, por ai ose ajo vazhdon të mendojë derisa mundësi të vogla të hapën.