Highlight Storie Inspirimi

Mos hiq dorë nga asnjë punë, edhe nëse nuk e bën në mënyrën më të mirë të mundur!

punë

Ndonjëherë ne nuk veprojmë, sepse nuk jemi të sigurt se mund ta bëjmë mirë diçka. Na duket sikur nuk jemi në humor apo në nivelin e duhur të energjisë për ta bërë detyrën, kështu që e shtyjmë për më vonë, ose presim të na vijë frymëzimi.

Secili njëri në një moment ndihet i bllokuar. Kjo  ndodhë madje edhe në gjëra të vogla. Ndodhë dhe kur duam të shkruajmë një kartolinë, apo një e-mail që duhet ti ishim përgjigjur më parë.

Gjithcka që duhet të dijmë është se si funksionin mendja njerëzore në momentin e bllokimit.

Kura më e mirë është që ju të vazhdoni të shkruani edhe nëse po shkruani keq.

Çelësi për të shkruar është të filloni të shkruani çdo gjë.

Shpeshherë frikësohemi t’i bëjmë gjërat deri sa të sigurohemi se do t’i bëjmë mirë.

Si rrjedhojë rrimë pa bërë gjë. Nëse diçka ia vlen të bëhet, ia vlen të behet edhe keq.

Të dalësh për vrap  është një shembull i këtij fenomeni. Ju mund të mos ndiheni në formë për ta bërë vrapin më të mirë, por e rëndësishme është që ju po vraponi.

Mos lejoni që të demotivoheni. Nëse nuk motivoheni për të bërë diçka që e dini që duhet ta bëni, thjeshtë vendosni ta bëni keq.

Shtoni pak humor në kritikën ndaj vetes. Bëjeni keq, në  mënyrë qesharake. Dhe më pas kënaquni me atë që ju ndodhë kur i hyni këtij procesi.