Highlight Të tjera

Mos beso në humbje, beso në sukses

beso

Nëse mendoni për mossukses ju këshillojmë të liroheni nga mendimet e tilla. Derisa mendoni për mossukses, atë e tërhiqni mbi vete. Merrni qëndrim: “Unë nuk i besoj humbjes.”

Të parën që gjë duhet të bërë kur të gjendeni para ndonjë pengesë është që t’i kundërviheni, e kurrsesi të ankoheni ose të vajtoni ndaj saj; duhet të kaloni në sulm të drejtpërdrejt. Në jëtë  mos  u zvarritni në gjunjë dhe në bërryla, gjithnjë përgjysmë i humbur. Kundërvihuni pengesave që i hasni dhe bëni diçka që t’i hiqni nga rruga.  Do të shihni  se nuk janë të forta as përgjysmë sa mendoni ju.

Kundërvijuni cdo pengese që do të dalë para jush, mos lejoni që që jut ë shkatërroheni para pengesave por qëndroni fuqimisht para tyre.

Zbatojeni këtë formule dhe do të arrini këtë gjë.  Mësoni se sit a njihni vetën, aftësisë tuaja dhe ta përdorni fuqinë tuaj. Varësisht se sli lëviz qëndrimi juaj nga negativja kah pozitivja, do të arrini edhe aftësinë e mbizotërimit të vështirësive. E, atëherë, me siguri mund t’i thoni vetes, edhe vërtet të jeni të sigurt në atë që flisni pa marrë parasysh se në çfarë rrethanash do të gjendeni:” Unë nuk i besoj humbjes”.

Besimi jep fuqi të pashtershme. Në të është fuqia lëvizëse që iu mundëson të mos ndaleni, kur të niset keq. Çdokush mund të qëndroj derisa çdo gjë shkon volitshëm, por për të vazhduar luftoni, kur ju shkon kec dhe kur duket se çdo gjë është kthyer kundër jush, ju nevojitet edhe diçka. Fshehtësia e madhe qëndron në atë që të mos lejoni kurrë t’ju mposhtin lëvizjet e pavolitshme në ndeshje.

Njëra metodë, me ndihmën e së cilës ndër dijes suaj mund t’i jepni karakter pozitiv, është që nga biseda dhe nga mendimet t’i mënjanoni disa deklarata që do të mund t’i quanin “negativizima të vogla”. Këto “negativizima të vogla”, janë të pranishme jashtëzakonisht shumë në bisedat e njeriut mesatar.

Megjithëse, në dukje të qartë, secili negativizëm i tillë është i parëndësishëm, efikasiteti  i përgjithshëm i këtyre qëndrimeve, shprehet uduke e kushtëzuar negativisht mendjen tonë. Por, mos harroni se këto janë “negativizima të vogla”, dhe një mendim i madh me siguri është më i fuqishëm se ndonjë i vogël. Mënyra më e mirë për t’i hequr nga mendja këto negativizma është të flisni gjithmonë pozitivitet. Pra, për ti përballuar pengesat dhe për ta future në jetë filozofinë “Unë nuk i besoj humbjes”, kultivojeni thellë në vetëdije mënyrën pozitive të të menduarit. Çka do të bëjmë me pengesën që e kemi hasur, varet drejtpërdrejt nga qëndrimi ynë mendor. Njëherë, shumica e problemeve tona janë të natyrës mendore.

Mënyra se si mendoni për pengesën  para së cilës qëndroni, në masë të madhe, se çka do të ndërmerrni për ta mënjanuar. Nëse e formoni qëndrimin mendor se nuk mund ta hiqni këtë pengesë , as që do ta mënjanoni, nëse mendoni se nuk jeni në gjendje.

Mirëpo, përmbajuni fuqimisht idesë se pengesa para së cilës jeni gjetur edhe nuk është aq e madhe sa keni menduar në fillim, se ka mundësi ta mënjanoni, dhe, pa marrë parasysh se sa është ky mendim pozitiv i dobët në filli, posa të filloni të mendoni në mënyrë pozitive, tashme keni filluar të punoni për zgjidhjen përfundimtare të problemit.

Nëse diçka ju dërrmon një kohë të gjatë, me siguri kjo është për arsye se vetes me javë, me muaj dhe mbase me vjet i keni thënë se ju këtu nuk mund të bëni asgjë. Ia keni theksuar vetes aq shpesh se nuk jeni në gjendje ta zgjidhni problemin, saqë mendja juaj me kohe e ka pranuar përfundimin në të cilin insistuat; porse, kur të bindet mendja juaj për diçka, atëherë edhe ju jeni të bindur. Sepse, si mendoni, ashtu edhe do ta keni në jetë.