Highlight Shëndeti

Mënyra natyrale për të ngritur serotoninen dhe për tu ndjerë më të lumtur!

seratonina

Ngritja e niveleve të serotonines në tru, ka efekte pozitive në jetën tuaj. Dhe ka disa metoda natyrale për ta ngritur atë, e për të përfituar nga avantazhet e këtyre benefiteve.

Çfarë saktësisht është serotonina dhe si mund të merrni më shumë në trupin tuaj?

Serotonina, ose 5-hydroxytryptamine (5-HT), është një hormone përgjegjës për emocionet tona, oreksin dhe disa funksione motorike dhe njohëse. Roli i saj është kryesisht si neurotransmetues, duke dërguar mesazhe mes pjesëve të ndryshme të trupit.

Më e rëndësishme, megjithatë, është pseudonimi i serotonines: hormoni i lumturisë. Kjo për shkak se nivelet më të larta të serotoninës kanë qenë të lidhura me një gjendje më pozitive (dhe nivel më të ulët të depresionit). Përveç kësaj, serotonina ndihmon në rregullimin e ciklit tonë të gjumit.

Mënyra natyrale për ta ngritur serotoninen dhe për tu ndjerë më të lumtur.

1. Bëni më shumë ushtrime;
Shumë studime kanë vërtetuar se ushtrimet fizike janë një një ndër mënyrat më të mira për të ngritur nivelin e serotonines në tru. Sidomos aktivitetet aerobike siç është: vrapimi, biciklizmi dhe Yoga.

2. Rrini më shumë në diell;
Vitamina D është një vitaminë shumë e rëndësishme për trupin tonë. Ajo ndikon në prodhimin e serotonines. Dhe cila është mënyra më e mirë për të marrë vitaminë D? Natyrisht që dielli!

Të tjera burime të vitaminës D janë: peshku, kaçkavalli dhe vezët.

3. Merrni më shumë inositol;


Inositoli, një lloj sheqeri që gjendet tek njerëzit, ka provuar të rrisë nivelet e serotonines në tru. Po ashtu të përmirësojë simptomat e ankthit dhe depresionit.
Inositoli gjendet në shumë ushqime, sidomos në pemë dhe perime.