Highlight Meditimi

Meditimi Transcendental, teknikë që sjellë qartësi në jetë

Meditimi Transcendental

Tashmë të gjithë e dimë se efektet pozitive të meditimit mbi organizimin dhe shëndetin tonë janë të pashmangshme. Qetësimi i mendjes, zhvillimi i trurit si dhe ngadalësimi i humbjes së kujtesës janë disa prej efekteve që tashmë njihen botërisht e të cilat mund ti keni edhe ju nëse meditimin e bëni pjesë të përditshmërisë tuaj.

Një ndër teknikat e meditimit që nuk është aspak e mundimshme, e thjeshtë dhe thellësisht efektive  është meditimi transcendental, për të cilën ju duhen vetëm 20 minuta dy herë në ditë, duke u ulur sa më rehat me sytë e mbyllur.

Çdo kush mund të praktikojë këtë lloj të meditimit, dhe ajo lejon qetësimin e aktivitetit mendor në një mënyrë natyrale derisa ajo të bjerë në qetësi të plotë dhe njëkohësisht të jetë plotësisht e zgjuar. Ajo lejon largimin e stresit dhe lodhjes në mënyrë natyrale, duke rezultuar kështu në energji të madhe, qartësi dhe shijim të jetës.

Asnjëherë mos e ngatërroni meditimin transcendental me ndonjë besim ose filozofi. Nuk është përqendrim, synim ose vëzhgim i mendimeve tuaja- dhe as meditim me një mantra të zakonshme. Meditimi transcendental nuk do të ndërhyjë në besimin tënd ekzistues, sepse nuk krijon kontradikta me asnjë besim ose fe. Meditimi është një teknikë e thjeshtë mendore dhe njerëzit shohin se meditimi i rregullt u jep qartësi dhe perspektivë aspiratave të tyre më të thella.

Meditimi Transcendental i lejon mendjes suaj të qetësohet drejt brendësisë në nivelin e vetëdijes paqësore – në pjesën më intime të vetes suaj. Kjo eksperiencë transcendimi e çlodhjes së thellë rinon mendjen dhe trupin, duke ju drejtuar drejt një vargu të gjatë përfitimesh në jetën e përditshme.

Ndryshe nga shumica e praktikave, Meditimi Transcendental nuk kërkon shumë përpjekje. Është e thjeshtë për ta mësuar, është e këndshme për ta praktikuar dhe shumica e njerëzve i provojnë përfitimet që në fillim. Teknika ofron rrugën drejt rezervuarit të kreativitetit, energjisë dhe inteligjencës brenda gjithsecilit prej nesh – për një të menduar më efektiv, për rritje të lumturisë dhe mirëqenies.