Highlight Storie Inspirimi

Mbushu me vullnet!

vullnet

Shumë njerëz nuk e kuptojnë cili është vullneti i tyre. Nëse edhe ju mendoni kështu, atëherë dijeni se po nënvlerësoni suksesin tuaj.

Hapi i parë për ta zhvilluar vullnetin është të pranoni se ai ekziston.

Është po aq i sigurt, se edhe jeta që keni. Nëse dikush do të vendoste një shtangë të rëndë dhe do t’ju kërkonte që ta ngrinit, dhe ju e dini se nuk mundeni, nuk do të thoshit “nuk kam fuqi”. Do të thoshit “nuk jam aq i fortë sa duhet”, dhe kjo shprehë lë të kuptohet se nëse ushtroni do të jeni më të fortë.

Edhe me vullnetin ndodhë po e njëjta gjë. Ju keni vullnet. Hapi i parë për të ndërtuar vullnetin është të pranon faktin se ju e keni atë. Ju keni vullnet, njësoj si ai muskuli që keni në krah. Ndoshta mund të mos jetë shumë i fortë, por ju e keni atë muskul.

Hapi i dytë është të dini se vullneti, si muskuli që keni në krah, është në dorën tuaj që të zhvillohet.

E vendosni ju nëse do të forconi apo do ta lini të dobët

Nuk zhvillohet nga rrethana të jashtme të rastësishme.

Vullneti është një procesi qëllimshëm dhe i vetëdijshëm,

Vullnetin dhe disiplinën vetjake nuk ta japin të tjerët. Ju mund të keni punë me njerëz frymëzues, bindës, por asnjëherë këta persona nuk mund të bëhen model i juaji nëse ju nuk keni vullnet për këtë. Asgjë nuk ndodhë pa vullnetin tënd.

Premtoj vetës që të tregosh vullnet  në jetë dhe arrij qëllimet tua.