Highlight Storie Inspirimi

Lumturia, si ta gjejmë atë?

Shumica e njerëzve mendojnë se do të ndihen mirë sapo të arrijnë një objektiv. Ata mendojnë se lumturia është diku, ndoshta jo shumë larg, por gjithsesi jashtë tyre.

Problemi qëndron kur e shtyni kohën e kësaj lumturie deri kur të arrini një objektiv të caktuar, që mund të mos arrihet kurrë.

Dhe gjithë kohën që përpiqeni për ta arritur, ju e dini se mund të mos ndodhë kurrë. Kështu, duke e lidhur lumturinë me diçka të cilën nuk e keni ende, ju po mohoni fuqinë tuaj, që të krijoni lumturi për vetën tuaj.Shumë njerëz e përdorin mungesën e lumturisë si një mjet, prove, për sinqeritetin dhe keqardhjen e tyre.

Por, të qenit i palumtur nuk është i domosdoshëm.

Ju mund të jeni të lumtur dhe gjithashtu të sinqertë. Ju mund të jeni të lumtur dhe gjithashtu të dhembshur. Në fakt, të doni dike kur nuk jeni të lumtur, nuk duket fare si dashuri.

Sipas motivuesve më të mëdhenj në Botë, njerëzit kanë mësuar të përdorin dhe abuzojnë me mungesën e lumturisë. Ka një listë me arsye të fshehta se përse njerëzit mendojnë se duhet të ndihen keq.

Njerëzit mendojnë se nëse ndihen keq, duken më të përgjegjshëm, nëse ndihen keq, duken më të vetëdijshëm, më realist dhe shumë arsye të tjera. Kjo listë sikur ju jep njerëzve motiv të fortë për të qenë jo të lumtur.

Lumturia është një vend nga i cili duhet të vijmë, jo të përpiqemi të shkojmë.

Lumturia është e drejta jonë në momentin qe lindim. Nuk duhet të varet nga arritja e diçkaje prej jush. Filloni duke e pranuar dhe duke e përdorur për ta bërë vetë motivimin diçka të kënaqshme gjatë gjithë rrugës, jo vetëm në fund.