Highlight Shtëpi / Dekor

Lule shtëpie që jetojnë gjatë pa ujë

lule

Nëse jeni adhuruese e luleve të shtëpisë, por nuk keni kohë të mjaftueshme për kujdes ndaj tyre, atëherë zgjidhni prej luleve që jetojnë gjatë pa ujë. Mos hiqni dorë nga ky passion i juaji vetëm pse keni dëgjuar të tjetër dukë thënë e “lulet duan shumë kujdes”. Duke e ditur se lulet e shtëpisë ndihmojnë shumë në pastrimin e ajrit, sigurisht që ju duhet ti keni disa të tilla në shtëpi.

Ka disa lloje të luleve e bimëve që mund të jetojnë gjatë edhe pa i ujitur, por ju që keni fëmijë të vegjël dhe kafshë shtëpiake duhet ta dini se disa prej tyre mund të jenë toksike.

Një nga lulet më të lehta për tu mirëmbajtur dhe ndër më të  dobishmja për pastrimin e ajrit në shtëpi.

Kjo bimë eliminon elementët toksik në ambient, të cilët mund të jenë një problem i vërtetë për shëndetin tone. Një tjetër element është ksileni, i cili mund të shkaktojë dhembje koke papritur si dhe benzeni, një tjetër agjent kancerogjen, shumë i dëmshëm, nëse thithet në sasi të mëdha. Kjo bimë kultivohet lehtësisht, mjafton që ta zënë rrezet e diellit dhe të ujitet jo më shumë se dy herë në javë.

Kjo lule e do dritën, prandaj vetëm vendoseni atë pranë dritareve ku ka dritë dhe bien rrezet. Duke mos pasur dritë të mjaftueshme kjo lule mund të ndryshojë ngjyrën e gjetheve. Ajo rritet në temperaturë normale të dhomës.

 

Bima merimangë ose “Chlorophytum”

Bima merimangë ose “Chlorophytum” është ndër lulet më të pëlqyera. Ajo rritet në tas të një madhësie mesatare. Karakteristikë e saj është  zgjatja e bimëve të saj dhe varja që krijojnë një pamje të mrekullueshme. Kjo lule nuk kërkon shumë ujë, dritë apo temperaturë, prandaj është e lehtë për tu mirëmbajtur.

Llojet e luleve “Dracanea”

Ka shumë lloje të familjes Dracanea të përshtatshme për kultivim shtëpiak. Disa prej tyre janë shumë të përshtatshme për tu kujdesor për to. Zakonisht  kanë gjethe të gjelbëra të disa nuancave të saj. Verës kërkojnë ujitje të rregullt ndërsa dimrit duhet të lihen të thata.