Highlight Storie Inspirimi

Ligji i tërheqjes e zgjeron çdo mendim tuajin

Ligji i tërheqjes

Ligji i tërheqjes thotë se tërhiqet ajo që është e ngjashme me veten.

Me fjalë të tjera, ajo që mendoni në çfarëdo momenti, tërheqë drejtë vetës mendime të tjera të ngjashme me të.

Ja përse sa herë që mendoni për një çështje që nuk është e këndshme, shpejtë tërhiqen edhe më tepër mendime të pakëndshme për atë temë.

Brenda pak kohe jo vetëm e shihni veten të përjetoni atë që po përjetoni në këtë moment, por edhe duke kërkuar në të kaluarën për më shumë të dhëna që përshtaten me atë  vibrim. Dhe tani –prej Ligjit të tërheqjes, ndërsa mendimi juaj negative zgjerohet në mënyrë për përpjesshme, po kështu ndodhë me emocionin tuaj negative.

Shpejtë e gjeni vetën se po diskutoni për tema të pakëndshme me të tjerë. Derisa brenda një periudhe të shkurtër kohore shumë prej jush për çfarëdo mbi të cilin mendoni shumë gjatë, tërhiqni mjaftë të dhëna mbështetëse që nxjerrin jashtë ecën e subjektit të mendimit në përvojën tuaj.

Është e natyrshme se duke e ditur se çfarë nuk doni, jeni të aftë të qartësoni atë që doni. Dhe nuk ka asgjë të gabuar po të identifikoni një problem para së të filloni të kërkoni për një zgjidhje.

Por shumë njerëz, me kalimin e kohës, orientohen drejt problemit në vend të zgjidhjes dhe gjatë shqyrtimit dhe shpjegimit të problemit, ata vazhdojnë të përjetësojnë atë.

Sërish, tregimi i një historie të ndryshme është me shumë vlerë.

Tregoni një histori që orientohet drejt zgjidhjes e jo drejt problemit.

Nëse prisni të sëmureni përpara se të përpiqni të përqendroheni më pozitivisht, do të jetë shumë më e vështirë se sa po të filloni të tregoni historinë e mirëqenies kur ndiheni mirë. Por në çdo rast, historia e re do të sjellë rezultate të ndryshme me kalimin e kohës.

Kështu tërhiqet ajo që është e ngjashme me veten, prandaj tregoni historinë që doni të jetoni dhe më në fund do ta jetoni vërtetë.