Dashuria Highlight

Lidhja e re pas ndarjes – Sa kohë duhet të presim?

Nëse i keni dhënë fund një lidhje të gjatë nuk jeni as i pari e as i fundit. Mirëpo tashmë në mendjen tuaj ka filluar të sillet lidhja e re. Ndoshta ende nuk keni gjetur dikë që ju pëlqen. Mirpëo thjeshtë po mendoni se kur është koha ideale për të filluar një lidhje të re pas fundit të një marrëdhënie të gjatë e serioze.

Nuk ka një përgjigje fikse për këtë, pasi varet krejtësisht nga rrethanat. Bile-bile ne mendojmë se nuk ka fare të bëjë me afatet kohore si 3 muaj, 6 muaj apo një vit. Mirëpo me disa përgjigje që ju duhet t’ja jepni vetës para se të merrni këtë vendim.

A e keni pranuar faktin qe ish-i i takon të shkuarës?

Jepni vetës aq kohë sa duhet të pajtoheni me çfarëdo ndjenjash të mbetura, pozitive dhe negative, që keni në lidhje me ish-in tuaj. Nëse vazhdoni të keni dhimbje dhe të fiksoheni për ish-it tuaj, ju nuk jeni gati që lidhja e re të ndodh.

Takimi më i mirë pas ndarjes bëhet kur të keni pranuar faktin që ish juaj është një ish për një arsye të mirë.

Një person i cili është i gatshëm të takohet dhe të fillojë një marrëdhënie të re di të mendojë në mënyrë kritike për marrëdhënien që ka përfunduar. Ata kanë marrë mësim nga marrëdhënia e tyre e kaluar dhe e shohin atë si një gur themeli për t’u bërë një person më i mençur. Ai që ka më shumë qartësi se çfarë do të funksionojë për ta në një marrëdhënie në të ardhmen.

A ndiheni gati?

A jeni vërtetë të ngazëllyer për të takuar dikë të ri apo thjesht keni nevojë të takoni dikë të ri për shkak të vetmisë? Përgjigja e kësaj pyetje e determinon faktin se a jeni gati për lidhje apo jo. Kur të ndodh lidhja e re ju duhet të jeni të shëruar nga gjitha gjurmët e së vjetres. Edhe nga vetmia që ajo lë pas. Ju duhet të jeni të ngazëllyer dhe të hapur për eksperienca të reja. Kështu nuk do të gaboni duke u nxituar. Një shenjë se ende nuk keni arritur në këtë pikë është fakti që kontrolloni ende profilet e ish-it tuaj në rrjete sociale apo mbani kontakt direkt me të.

Sa e keqe ishte ndarja dhe si e keni procesuar atë?

Natyrisht se disa ndarje dallojnë nga të tjerat. Edhe gjendja juaj emocionale pas ndarjes varet nga shumë faktor. Nisur nga ajo se e a keni pritur apo jo këtë ndarje? A keni qenë gati apo a keni pasur kohë ta përgatisni vetën për këtë ndarje? Pra stabiliteti juaj emocional ka shumë rëndësi kur bije diskutimi tek lidhja e re. Në anën tjetër, është shumë i rëndësishëm edhe  fakti se si i keni procesuar të gjitha këto ndodhi. Grindjet, ndarjen, dhimbjet dhe lotët. Pastaj përballjen me rrethin shoqëror e realitetin. Sa jeni stabil në këmbët tuaj për moduamentin? Sa jeni të vetdijshem për gjërat që ju ka ndodhur? A janë ato vërtetë të lëna pas krahësh? Përgjigjet në këto pyetje dhe të tjera si këto do të ju tregojnë se a jeni gati të hapni zemrën sërish.